Home / Shëndeti / Kujdes gjatë zgjedhjes së enëve për kuzhinë

Kujdes gjatë zgjedhjes së enëve për kuzhinë

Komponimet që lëshojnë tefloni, PVC-ja dhe alumini mbesin në ushqim dhe mund të shkaktojnë kancer të gjirit dhe të prostatës. Përveç kësaj, prishin edhe ekuilibrin hormonal dhe veprojnë keq në imunitetin tuaj.

Me nxehjen e enëve prej tefloni në temperaturën prej 240-350 gradë celsius materiali dekompozohet dhe formohen avujt toksik, transmeton Koha.net. Ndërsa në temperaturën më të lartë se 350 gradë celsius zhvillohen hidrokarburet e rrezikshme të polifluoririzuara (PFC).

Këto komponime sintetike shkaktohet kanceri i gjirit, testiseve dhe prostatës, pengojnë balancimin e hormoneve dhe “sulmojnë” imunitetin, dhe përveç kësaj dhe biologjikisht janë të padekompozueshëm – grumbullohen dhe mbesin në natyrë, paralajmërojnë shkencëtarët.

Kujdesi është i domosdoshëm edhe gjatë përdorimit të enëve të aluminit. Ato në ushqim lëshojnë alumin, i cili lidhet me zhvillimin e sëmundje së Alzheimerit dhe kancerit të gjirit.

Më së shumti alumin do të marrin perimet me gjethe të gjelbra dhe ushqimi i cili përbën acide si, për shembull, domatet. Sasitë e mëdha të aluminit në ushqim i lëshojnë edhe enët e vjetra e të dëmtuara, prandaj është më së miri të zëvendësohen. Shumë elemente “të zakonshme” që përdoren sot çdo ditë lëshojnë ose kanë komponime të rrezikshme për shëndet. Përjashtim nuk përbëjnë as shishet për ujë ose sportive dhe shishet plastike për foshnja. Për prodhimin e tyre përdoret kompozimi kimik bisfenoli Ai i cili çrregullon sistemin endokrin mund të shkaktojë probleme neurologjike tek fëmijët dhe të rriturit si dhe, sipas hulumtimeve të shkencëtarëve britanikë, çrregullime metabolike, sëmundje malinje dhe kardiovaskulare.

Zgjidhja më e mirë është emalimi, qelqi, qeramika, argjila

alumini, bakri dhe hekuri i shkrirë janë shumë reaktivë. Gjegjësisht, në prani të ushqimit acidik, enët nga këto materiale lëshojnë shpejt jonet e metaleve në ushqim. Për këtë arsye më së miri është të keni enë të emaluara, nga qelqi, qeramika, argjila ose enë nga titani.

PVC-ja e rrezikshme për mëlçi dhe mushkëri

Një nga llojet më të përdorura të plastikës – polivinil kloridi (PVC), përdoret për përpunimin e elementeve shtëpiake, ambalazheve, lodrave dhe gjërave tjera. Por PVC-ja përmban ftalate, të cilat grumbullohen në indet trupore dhe pengojnë funksionin e mëlçisë dhe mushkërive, tregojnë hulumtimet.

Shmangni ambalazhin me etiketën në trekëndësh

Ambalazhi për paketim të “ushqimit të shpejtë” ose, për shembull, gotat plastike për kafe, shpesh përmbajnë materien kancerogjen stiren, transmeton Koha.net. Atë e përmban ambalazhi plastik i cili në fund ka trekëndëshin e shtypur me shenjën PS, paralajmërojnë ekspertët.

Rreziku nga plastika e fortë dhe kanoçet

Përveç për përpunimin e plastikes së fortë të tejdukshme, bisfenoli A përdoret edhe për prodhimin e konservave, tubave për ushqim dhe kanoçeve për pije, paketimeve plastike për frigorifer dhe për ushqimet e gatshme të përshtatshme për t’u ngrohur në mikrovalë. Sa më gjatë që ruhen, koncentrimi i tyre në ato paketime rritet, ndërsa lirimin intensiv të atij kompozimi në ushqim e përshpejton edhe temperatura e rritur.

Gjithashtu lexo

10 të famshmit që nuk arritën t’i përmbushin standardet e bukurisë në Hollywood (Foto)

Shumë të famshëm duhet t’i përshtaten paraqitjeve të tyre në një kornizë strikte të Hollywoodit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *