Home / Lajme / Botë / Kurdët e marrin përgjegjësinë për sulmin në Turqi, kërcënojnë me sulme të reja ndaj shtetit “fashist”

Kurdët e marrin përgjegjësinë për sulmin në Turqi, kërcënojnë me sulme të reja ndaj shtetit “fashist”

Militantët kurdë e kanë marrë përgjegjësinë për sulmin e javës së kaluar me makinë-bombë në Izmir, ku u vra një polic dhe një punëtor gjykate.

Skifterët Kurdistan të Lirisë, apo TAK, thonë se dy anëtarë të ekipit të tyre hakmarrës vdiqën në sulmin e 5 janarit në Izmir, sipas agjencisë së lajmeve të afërt me militantët kurdë “Firat”, transmeton Express.

Kjo agjenci, duke e cituar TAK-un sot, i ka identifikuar sulmuesit si “bashkëluftëtarët” Mustafa Coban dhe Enes Yildirim.

Madje, TAK e ka kërcënuar Turqinë për sulme të reja hakmarrëse, duke e quajtur shtet fashist.

Turqia lufton kundër kurdëve në juglindje të vendit.

Dy sulmuesit u qëlluan për vdekje nga policia pasi që detonuan automjetin e mbushur me eksplozivë në një postbllok rrugor në Izmir.

Autoritetet turke e konsiderojnë TAK-un si degë të Partisë së jashtëligjshme të Punëtorëve Kurdistanë (PKK). /Express/

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *