Home / Lajme / Botë / Ky është sekreti i krijimit të librit të rekordeve botërore

Ky është sekreti i krijimit të librit të rekordeve botërore

Falë librit të rekordeve, Guinness, mundemi shumë e lehtë për të gjetur se kush është njeriu më i ulët në botë, cili vend e ka numrin më të vogël të banorëve, cila është gruaja me këmbët më të gjata, kafsha me dhëmbët më të mprehtë, ose cili është zogu më i shpejtë.

Nuk ka asnjë njeri që të paktën një herë nuk ka lexuar një artikull interesant në lidhje me një rekord të çuditshëm.

Si filloi kjo punë?

Krejt kjo filloi në një ngjarje me 10 Nëntor 1951.

Hugh Beaver, atëherë drejtor i birrarisë Guinness, ishte për vizitë tek të afërmit e tij të lindjes në Irlandë.

Pasi u kthye nga gjuetia, shkoi me miqtë e tij në një kafene aty pranë.

Së shpejti filloi debati se cili zog i gjuetisë është shpendi më i shpejte në Evropë, nëse është fazani apo thëllëza.

Secili e tha mendimin e vet, duke mos e ditur me të vërtetë se cila është e vërteta. Kur u kthyen në shtëpinë Castelbridge, ku qëndronte, Biver filloi me shpejtësi kërkimin në bibliotekën e mikëpritësit të tij, në mënyrë që të dalë me një përgjigje.

Në një moment, ai e kuptoi se ishte e pamundur për të përcaktuar se cili zog i gjuetisë është më i shpejtë në Evropë, nëse është thëllëza ose ndoshta fazani.

Kur e kuptoi se këso diskutimesh dhe të ngjashme do të jenë çdo mbrëmje në 81.400 tavernat e Irlandës, Skocisë dhe Anglisë, por në të njëjtën kohë nuk kishte asnjë libër në të gjithë botën i cili do të mund të ndihmonte për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të tilla, ai vendosi të bëjë një libër që do të mirrej pikërisht me këtë, duke besuar se do të jetë libër shumë i famshëm.

Gjithashtu lexo

Spanja sërish nën frikën e terrorit, parandalohet sulm tjetër, vriten 5 terroristët

Parandalohet një tjetër sulm terrorist në Spanjë, pas atij të Barcelonës ku mbetën të vrarë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *