Home / Kryesoret / Lazim Destani priti në takim Ambasadorin William Walker – VIDEO

Lazim Destani priti në takim Ambasadorin William Walker – VIDEO

Ambasadori William Walker i bëri sot një vizitë miqësore biznesmenit dhe filantropit të mirënjohur Lazim Destani, në hapësirat e komapnisë Ecolog International.

Vizita e tij i dedikohet përpjekjeve të diasporës shqiptare në përgjithësi, për të avancuar çështjen e zgjidhjes së problemeve në Ballkan, veçanërisht zgjidhjen e problemeve me të cilat shqiptarët ballafaqohen gjithandej në trojet ku ata jetojnë.

Ambasadori Walker tregoi konsideratë të lartë ndaj z.Destanit për kontributin e tij të jashtëzakonshëm historikisht, në raport me çështjen shqiptare.

Duke ndarë kujtime nga koha kur gjithkush jepte kontributin e vet maksimal në kapërcimin e krizës që Kosova kishte në fund të viteve të 90-ta, Lazim Destani shprehu konsideratën e tij të jashtëzakonshme ndaj veprës dhe kontributit të William Walker, që nga koha e misionit të tij të parë në Ballkan, e më pas edhe në kyçjen e tij aktive për zgjidhjen e statusit të shqiptarëve të Kosovës. Lazim Destani thotë që aq më shumë është mirënjohës për faktin se Ambasadori Walker asnjëherë nuk reshti të angazhohej edhe më tej për popujt e Ballkanit, veçanërsiht shqiptarët, gjë që e bën edhe sot me shumë energji dhe dëshirë. “Megjithatë, edhe ne duhet të bëjmë pjesën tonë” – shprehet z.Destani.

Takimi disa-orësh përfundoi me dakordimin se, edhe më tej çdonjëri do të angazhohet seriozisht në arritjen e vizionit të përbashkët për shqiptarët, që padyshim është zhvillimi dhe avacimi i tyre, gjë që do të sjell në zhvillimin e Ballkanit në përgjithësi!

 

Gjithashtu lexo

Stanishev: Maqedonisë i duhen reforma urgjente

Ish-kryeministri bullgar, Sergei Stanishev, ka marrë pjesë në kongresin e 22-të të LSDM-së. Në fjalimin …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *