Home / Lajme / Maqedoni / LD: Plaftorma e shqiptarëve do të krijon destabilitet në shtet
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-01-13 09:49:52Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com™ˆÇ|Ø+’

LD: Plaftorma e shqiptarëve do të krijon destabilitet në shtet

Platforma për zgjidhjen e tërësishme të pyetjes së shqiptarëve në Maqedoni, hap shumë dilema dhe do të krijojë jostabilitet të brendshëm e cila do të ketë pasoja afatgjata të mardhënjeve ndëretnike, procesit demokratik, dhe zhvillimit ekonomik, thonë nga lidhja demokratike.

“Në vend të forcimit dhe përparimit të të drejtave qytetare të njeriut, përsëri  po mbyllemi në getot etnike, e cila na tërhoqi viti 2001 në një konflikt luftarak me pasoja të rënda. Tani kur Maqedonia ka shansin të vendos qeverisje të së drejtës, sistem të pavarur gjykues, të hap luftë kundër krimit më të madh dhe të krijojë perspektiva për zhvillim ekonomik, përsëri dhe përsëri po hapen pyetje etnike, të cilat nuk kanë perspektivë të zgjidhen me pazarllëqe për formim të qeverisë.

Historia tregon se pa shtet ligjor, asnjë e drejtë individuale e njeriut nuk është zgjidhur, për këtë shkak na duhet platform për bashkim dhe zhvillim të konceptit qytetar nëpërmjet të cilit do të zgjidhen të gjitha pyetjet e hapura, duke përfshirë dhe të drejtat kolektive. Zgjedhjet e jashtëzakonshme ishin si rezultat e një krize të thellë dhe paralyze në sistem në përgjithësi dhe për këtë shkak janë të nevojshme ndryshime rënjësore dhe njerëz të ri”, thuhet në deklaratën e partisë.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *