Home / Lajme / Rajon / LDK e Prishtinës reagon ndaj Ahmetit, zbulon gënjeshtrat e radhës
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-01-18 12:10:24Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

LDK e Prishtinës reagon ndaj Ahmetit, zbulon gënjeshtrat e radhës

Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Prishtinë, përmes një komunikatë për media ka reaguar ndaj kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetit, ku sipas LDK-së Shpend Ahmeti gënjeu qytetarët e Prishtinës se në të gjitha shkollat ka filluar mësimi me kohë duke u lavdëruar se komuna i  bërë të gjitha përgatitjet e duhura për fillimin e semestrit të dytë.

Ja komunikata e LDK-së:

Meqë s’pat tjetër lajm me të cilin do të mund të lavdërohej, Shpend Ahmeti gënjeu qytetarët e Prishtinës se në të gjitha shkollat ka filluar mësimi me kohë duke u lavdëruar se komuna i  bërë të gjitha përgatitjet e duhura për fillimin e semestrit të dytë.

Komuna kishte plot 23 ditë kohë për t’i përgatitur objektet shkollore për fillimin e e këtij semestrit.

Korrekte do të ishte sikur të njoftohej opinioni se ndërrimi i parë në gjimnazin “Ahmet Gashi” dhe një pjesë e konsiderueshme e paraleleve në gjimnazin “Eqrem Cabej” nuk kanë mbajtur mësimin për arsye të mosfunksionimit të sistemit të nxemjes qëndrore.

Defektet kanë ndodhur për shkak të neglizhencës së Komunës edhe në kohën kur temperaturat ishin shumë të ulëta në tërë vendin gjatë pushimit dimëror.

Shumë nxënës në fshatrat e Gollakut nuk patën mundësi të fillonin mësimin ditën e parë të semestrit të dytë sepse Komuna nuk i kishte angazhuar kompanitë për të hapur rrugët dytësore që shpijnë deri në vendbanimet përkatëse si në lagjet Bullaj, Canaj, Gulmivadë të fshatit Marec dhe te Simojt dhe Brahajt në fshatin Dabishec etj.

Do të ishte shumë korrekte sikur të njoftohej opinioni se në shumë shkolla kishte probleme teknike me nxemjet qëndrore, pra në shkollat që nuk janë të lidhura me sistemin e Termokosit, e të cilat Komuna dështoi t’i furnizojë me kohë.

Këto shkolla u furnizuan me naftë para katër ditësh, ndërsa më 23 dhjetor 2016 nga DKA morën njoftimin përmes emailit se këto shkolla duhet të kursejnë naftën gjatë pushimit dimëror dhe nuk duhet t’i ndezin kaldatë.

Kjo pakujdesi, në emër të kursimit, ka bërë që të ketë defekte dhe mosfunksionim të sistemit të nxemjeve në shumë institucione shkollore, në të cilat semestri i dytë nuk filloi me kohë.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *