Home / Lajme / Maqedoni / Lëvizja Besa: Dënojmë ndalimin e Ramush Haradinajt në Francë

Lëvizja Besa: Dënojmë ndalimin e Ramush Haradinajt në Francë

Lëvizja Besa me një komunikatë drejtuar mediave, e ka dënuar ndalimin dhe arrestimin e kryetarit të AAK-së dhe ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj në Francë duke vepruar ndaj fletë-arrestit të lëshuar nga Serbia.

Lëvizja BESA e dënon dhe e vlerëson si të padrejtë aktin e ndalimit të Kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, nga organet e rendit në Francë, edhe pse Tribunali i Hagës atë e ka liruar nga çdo akuzë.

Me këtë rast apelojmë deri te shteti i Francës, por edhe te gjithë bashkësia ndërkombëtarë, si dhe organizatat ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut që sa më parë të ndërhyjnë në funksion të mbrojtjes së të drejtave themelore të njeriut dhe lirisë për lëvizje të lirë, që të ndërpritet maltretimi i mëtutjeshëm Haradinajt.

Po ashtu apelojmë që të respektohen institucionet politike të Republikës së Kosovës dhe mos të lihet hapësirë për agjenda të cilat e kërcënojnë stabilitetin dhe sigurinë e rajonit.

Mosazhurimi i procedurave për lëvizjen e lirë të Haradinajt mund të merret edhe si një mossukses i diplomacisë së Kosovës, andaj kërkojmë angazhim më të madh në këtë drejtim”, thuhet në reagimin e Lëvizjes Besa.

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *