Home / Kryesoret / Lëvizja BESA: Përbuzja e BDI-së ndaj shqiptarëve në MPB në Shkup nuk ka fund

Lëvizja BESA: Përbuzja e BDI-së ndaj shqiptarëve në MPB në Shkup nuk ka fund

Përbuzjet e BDI-së ndaj të punësuarve shqiptarë në MPB-në në Shkup nuk kanë të ndalur. Edhe pse kanë kaluar pothuajse pesëmbëdhjetë vite në pushtet pa e realizuar as për së afërmi përfaqësimin proporcional dhe adekuat të shqiptarëve në institucionet e shtetit, edhe ata pak shqiptarë që janë nëpër institucione janë lënë krejtësisht pas dore. Fillimisht janë të lënë në nivelin më të ulët të punojnë nëpër sportele, ndërsa tani po detyrohen të punojnë edhe në kushte jonjerëzore. Të anashkaluar për vite me radhë në ngritjen horizontale, të viktimizuar në aspektin e ngritjes profesionale, kohëve të fundit këta të punësuar shqiptarë punojnë edhe në kushte jashtëzakonisht të vështira dhe pa asnjë kusht minimal për punë. Kështu të punësuarit shqiptarë në MPB-në e Shkupit edhe në këtë mot të acartë siberian nuk kanë as ngrohje, punojnë me kompjuterë të vjetruar, pa printerë e pa ngjyrë, ndërsa inventari dhe mobiliet janë nga koha e ish Jugosllavisë.

Duke e dënuar këtë sjellje joserioze të MPB-së ndaj shqiptarëve të punësuar në të, veçmas të ministrit Nuhiu, të njohur për fotosesionet e tij patetike, Lëvizja BESA thekson se, në kohën që do ta ketë pushtetin, ajo do të angazhohet me kapacitetin e saj të plotë për arritjen e përfaqësimit adekuat dhe proporcional sasior, cilësor, vertikal, dinjitoz dhe në bazë të dikastereve përkatëse të pushtetit në institucionet shtetërore, përfshirë këtu edhe MPB-në.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *