Home / Kryesoret / Lëvizja BESA: Qeveria po fut në borxh vendin pa nevojë
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-01-12 14:30:11Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

Lëvizja BESA: Qeveria po fut në borxh vendin pa nevojë

Në vend që Maqedonia tani të marrë hua për të investuar në projekte kapitale, ajo vazhdon të futet në borxhe të reja për shlyerjen e borxheve të vjetra. Më e keqja është se kësaj radhe borxhi i vjetër, i cili duhet të shlyhet në afatin e janarit, është 15.8 milionë euro, ndërsa qeveria po përgatitet të marrë hua prej 31.7 milionë euro.

Kjo shumë, dyfish më e madhe se borxhi i vjetër, nuk dihet se ku do të investohet ose për çfarë arsye do të shfrytëzohen ato mjete. Kjo mënyrë e veprimit edhe më shumë e ngufatë ekonominë e vendit, për arsye se këto mjete nuk investohen në projekte kapitale që do të ndikonin në zbutjen e varfërisë, por ato realisht vetëm sa e rrisin borxhin e qytetarëve.

Futja e Maqedonisë në borxhe dhe hua të vazhdueshme, si dhe mosinvestimi i atyre mjeteve në projekte kapitale që do të ndikonin në rritjen dhe zhvillimin ekonomik të vendit, janë krejtësisht të panevojshme. Për këtë arsye Lëvizja Besa kërkon nga Ministria e Financave të jetë transparente se pse huazohet një shumë dyfish më e madhe se borxhi, si dhe të japë llogari se për çfarë qëllime janë planifikuar këto mjete.

Me këtë rast ne zotohemi se në momentin kur ne do t’i fitojmë zgjedhjet dhe do të jemi pjesë e qeverisë, trendi i huamarrjes së panevojshme do ndërpritet menjëherë dhe këto mjete do të orientohen në projekte kapitale që e zbusin papunësinë dhe gjenerojnë zhvillim ekonomik.

Gjithashtu lexo

Sali Berisha: “Shkëndija” e Tetovës bën sot historinë!

Ish- kryeministri Sali Berisha i kushton një status ndeshjes mes Milanit dhe Shkëndijës së Tetovës, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *