Home / Shëndeti / Llojet e prindërve që mund të shkaktojnë depresion tek fëmijët e tyre

Llojet e prindërve që mund të shkaktojnë depresion tek fëmijët e tyre

Prindërimi mbetet një ndër sfidat e hapura të njeriut. Një art i vështirë që zgjat gjatë gjithë jetës, madje dhe kur fëmijët tuaj do të bëhen vetë prindër.

 Nuk ekzistojnë rregulla për të qenë prind i mirë apo më pak i mirë. Por sigurisht që çdo prind zgjedh të ndjekë një rrugë të tijën në rritjen dhe edukimin e fëmijëve. Një rrugë që me kalimin e viteve bëhet më e vështirë seç mund ta kishin imagjinuar.
Dëshira për të patur një performancë sa më të mirë në shkollë, për të fituar çmime dhe për të qenë në qendër të vëmendjes bën që disa prindër të krijojnë një tutelë thuajse mbytëse me fëmijët e tyre.

Prindërit kërkues shihen si një rrezik potencial për shëndetin mendor të fëmijëve të tyre. Ky është përfundimi më i fundit i arritur nga psikologët e Universitetit të Singaporit. Ata ekzaminuan të dhënat imazherike të 263 fëmijë të moshës 7 vjeç . Ky studim gjithëpërfshirës zgjati plot 5 vjet. Në fund të tij u vu re që 61% e fëmijëve të cilët ishin gjithmonë të shënjestruar nga prindërit e tyre për të patur një performancë sa më të mirë në shkollë ishin të prekur nga stresi fëmijëror.

Ata shfaqnin shenja të stresit fëmijëror që mund të përshkallëzohet deri në nivelin e depresionit. Prindërit kërkues kërkojnë që fëmijët e tyre të arrijnë rezultate sa më të larta, të mësojnë sa më shumë gjuhë të huaja, të angazhohen sa më shumë në sport ose kurse arti. Por harrojnë që i gjithë ky ‘’presion’’ i bërë nga ata bie në kurrizin e të vegjëlve.

Fëmija privohet nga e drejta e përzgjedhjes dhe vihet në një sfidë të vazhdueshme me aftësitë e tij, por edhe me shokët që e rrethojnë. Ai ka frikë nga gabimet dhe për këtë arsye bëhet më introvert, më pak bashkëpunues dhe vetmitar. Në këtë mënyrë lindin edhe simptomat e para të stresit fëmijëror që përshkallëzohen deri në depresion.

Fëmija ka nevojë jo vetëm për strehim, ushqim dhe dashuri, por edhe për një nxitës që të formojë vetëvlerësimin që në moshë të herët. Jepuni atyre mbështetjen tuaj të plotë, gëzoni për arritjet e tyre dhe mësoni s’i të përballen me gabimet, por pa i fajësuar dhe dënuar.

Gjithashtu lexo

10 të famshmit që nuk arritën t’i përmbushin standardet e bukurisë në Hollywood (Foto)

Shumë të famshëm duhet t’i përshtaten paraqitjeve të tyre në një kornizë strikte të Hollywoodit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *