Home / Showbiz / “Lojë e ndyrë me injorancën duke e promovuar si vlerë”

“Lojë e ndyrë me injorancën duke e promovuar si vlerë”

Emisioni i fundit i bërë nga moderatori Ermal Mamaqi, ka qenë i shumë kritikuar, pasi në natën e fundit të ndërrimit të viteve ishte e ftuar edhe Linda Morina, një personazh i njohur tashmë nga gjithë shqiptarët.

Ditën e djeshme ka reaguar edhe sociologia e njohur nga Kosova, Sibel Halimi,e cila e ka konsideruar një keqpërdorim që Ermali u bënë njerëzve me probleme për popullaritet e emisionit.

 “Tallja me Linda Morinën ka filluar t`i tejkalojë kufijtë territorial të Kosovës. Këtë më së miri e tregon përfshirja e saj në televizionet e Shqipërisë. E vetmja mysafire nga Kosova në emisionin “Xing me Ermalin” (pavarësisht nëse të tjerë të ftuar kanë anuluar pjesëmarrjen), ishte Linda. Kjo është lojë e ndytë e televizioneve që asnjëherë nuk bëjnë përpjekje për ta emancipuar shoqërinë dhe individin, por me perfiditetin më të lartë shfrytëzojnë injorancën, të cilën e promovojnë si vlerë!”, shkruan Halimi. /Albeu.com/

Gjithashtu lexo

Gjyste Vulaj në probleme, ja çfarë i ndodhë çdo natë me… (Foto)

Ajo është ndër këngëtaret të cilës i mbahen mend mbrëmjet dhe atmosfera që arrin ta …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *