Home / Kuriozitete / Lojrat dhe punëdoret e mbrojnë trurin nga plakja

Lojrat dhe punëdoret e mbrojnë trurin nga plakja

Aktivitete të thjeshta të tilla si loja me letra, shoqërimi dhe “surfimi” në internet mund të vonojë rënien e kapacitetit mendor pas moshës 70 vjeçare, është përfunimi i një studimi të publikuar në revistën “JAMA Neurolgy”.

Studimi nuk merret me lojërat kompjuterike të shtrenjta që trurit mund t’i ndihmojnë për të ruajtur mprehtësinë.

Në vend të kësaj, hulumtimi është marrë aktivitete që në të cilat kanë qasje shumë njerëz të moshuar: kompjuter, punëdore, lojra shoqërore, shkuarja në kinema dhe forma të tjera të shoqërimit.

Sipas rezultateve të studimit, këto aktivitete ndihmojnë për të parandaluar dëmtimin e lehtë të aftësive njohëse të trurit, të cilat përfshijnë probleme me kujtesën, të menduarit dhe vëmendjen. Edhe pse kjo nuk ndikojnë shumë në jetën e përditshme, kjo rrit rrezikun e sëmundjeve të mëvonshme si Alzheimer dhe demenca./GazetaExpress/.

Gjithashtu lexo

Ky është një prej gjarpërinjve më të pakapshëm në botë

Pas një kërkimi 64-vjeçar të shkencëtarëve në Brazil gjarpri më i pakapshëm në botë është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *