Home / Lajme / Botë / Londër, shpërthen “fabrika e kanabisit”, 2 të arrestuar
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-01-24 10:23:31Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

Londër, shpërthen “fabrika e kanabisit”, 2 të arrestuar

Dy persona janë arrestuar pas shpërthimit në një banesë, e cila dyshohet se ishte kthyer në një “fabrikë kanabisi”. Nga shpërthimi janë plagosur 5 persona.

Policia londineze konfirmoi se dy të dyshuarit, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, janë duke u marrë në pyetje si për shpërthimin, por edhe për kanabisin që e prodhonin në “kushtet e shtëpisë”.

Një prej fqinjëve të të dyshuarve pretendon se shpërthimi ka ardhur pasi një bombol gazi ka pasur rrjedhje. Mbi 70 zjarrfikës u angazhuan për të shuar flakët që kishin përfshirë “fabrikën” dhe disa banesa përreth.

Ngjarja ka ndodhur në Hornchurch, në lindje të Londrës, ku autoritetet mbyllën rrugët për arsye siguri dhe evakuuan apartamente përreth.

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *