Home / Kryesoret / LSDM: Do ta heqim taksën radiodifuzive
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-01-12 11:04:44Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

LSDM: Do ta heqim taksën radiodifuzive

Qytetarët nuk do ta paguajnë tarifën radiodifuzive, kështu sot ka porositur në një komunikatë LSDM-ja duke rikujtuar premtimin e saj në fushatën zgjedhore, transmeton Zhurnal.

“Qytetarët kanë shprehur se duan një qeveri të re të përgjegjshme, e cila do të kujdeset për nevojat e tyre, dhe kjo është një nga nevojat e tyre. Pasi kjo është një nga masat për të ulur koston e jetesës së qytetarëve. Kjo gjithashtu do të lehtësojë presionin e qytetarëve të cilëve tani përmbaruesit u trokitin në derë, nuk mund të marrin pagë për shkak të llogarisë së bllokuar. Vetëm në dhjetor kanë qenë të përgaditura vendime  për pagesa të detyrueshme  për më shumë se 47.000 qytetarë, duke pasur parsysh varfërinë e madhe në Maqedoni. Shumë qytetarëve ju kanë marrë edhe paratë e fundit nga llogaritë e tyre për taksa radiodifuzive, ose kanë mbetur pa mjete të hollash për ekzistencë për shkak të kësaj pagese”, thuhet në njoftimin nga LSDM-ja.

Ata thonë se mbaroi koha e kërcënimeve aktuale dhe bllokimeve ndaj qytetarëve nga DAP për tarifën radiodifuzive.

“Televizioni i Maqedonisë do të financohet nga buxheti i shtetit dhe mjeteve tjera, nga të ardhurat e operatorëve kabllovik dhe me anë të mënyrave tjera si dhe nuk do të ketë reklama komerciale në RTVM. Nga buxheti I Repoublikës së Maqedonisë do të ndahet në mes 0.5% dhe 0.7% për shërbimin kombëtar të RTVM-së”, thuhet në njofitimin nga LSDM.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *