Home / Lajme / Maqedoni / LSDM: Gruevski është kapur me përgjimet skandaloze dhe patjetër të përgjigjet për këtë
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-01-20 12:32:53Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

LSDM: Gruevski është kapur me përgjimet skandaloze dhe patjetër të përgjigjet për këtë

Udhëheqësia kriminale e VMRO-DPMNE patjetër të pajtohet me faktin se drejtësia vjen nga vetja dhe përgjegjësi do të ketë për të gjitha të bëmat e këqia mbi qytetarët dhe shtetin, thuhet sot në kumtesën e LSDM-së, transmeton Zhurnal.

Për këtë Gruevski dhe bashkëpunëtorët i pengojnë PSP-së, e formuar me nënshkrim të Gruevskit në marrveshjen e Përzhinos dhe me votat e deputetëve të VMRO-DPMNE-së në Kuvend.

Mbi 612.000 qytetarë vendosën për ndryshime, drejtësi , mbështetje të PSP-së, jetë dhe u deklaruan kundër këtij regjimi, krimit, dhe politikanëve sikur Gruevski të cilët I sollën mbi 500.000 qytetarë në pragun e varfërisë dhe e udhëheqin shtetin në një izolim ndëretnik.

Vullneti i shumicës i qytetarëve të Maqedonisë patjetër të përcillet deri tek institucionet, thuhet mes tjerash në kumtesën e LSDM-së.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *