Home / Lajme / Maqedoni / LSDM-ja një javë në heshtje për platformën shqiptare

LSDM-ja një javë në heshtje për platformën shqiptare

Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë vazhdon të heshtë për Platformën e partive shqiptare, ku janë shpalosur kushtet e shqiptarëve për të hyrë në koalicion për formimin e qeverisë së re.

Burime nga LSDM, kanë bërë me dije për “TV21” se Gruevski është ai që duhet të prononcohet për Platformën sepse mandati është në duar të tij.Të njëjtin qëndrim shprehu edhe anëtari i komitetit ekzekutiv të LSDM-së Pece Mirçeski.

 “Kur të vijë koha, LSDM do t’i tregojë pozicionet e saja rreth situatës së përgjithshme politike. Për momentin, mandati i është dhënë VMRO-DPMNE-së, ndërsa mandatar për formimin e qeverisë është Gruevski.

Këta duhet të prononcohen rreth platformën të bllokut shqiptar. Kur të vijë koha, LSDM do t’i shfaqë qëndrimet e saj”, deklaroi Mirçeski.

Lidhur me heshtjen e LSDM-së për platformën shqiptare, nga lëvizja Besa janë shprehur se “Nuk duam t’i komentojmë veprimet e partive tjera”. /albeu.com/

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *