Home / Lajme / Maqedoni / LSDM: Qeveria nësë largohet nesër, planifikon miliona borxhe të reja
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-01-09 09:56:54Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

LSDM: Qeveria nësë largohet nesër, planifikon miliona borxhe të reja

Në bazë të asaj që parshihet nga Ministria e Financave ku këtë javë parashihet të kërkon 31.7 milion euro, LSDM kërkon qeveri të përgjegjshme e cila nuk do ti fut qyetarët në borxhe.

“Paralajmërojmë se qeveria që është në largim nuk duhet të bëjë asgjë që është në dëm të qytetarëve të Maqedonisë. Qeveria në largim dëshiron që qytetarët ti fus në borxh me 15 milion euro më shumë për obligimet që kanë për të bërë këtë javë. Ministria e Financave në bazë të njoftimit nesër kërkon 31.7 milion euro! Ndërsa për kthim janë në dispozicion 15.8 milion euro”, thuhet një njoftimin e LSDM-së.

“Kërkojmë nga Kiril Minoski menjëherë të shpjegojë për cilin dhe për çfarë ka kërkuar 15 milion euro më shumë, ku pastaj qytetarët duhet ti kthejnë. Të mos guxojë Minoski të gënjejë se paratë janë për shpenzimet aktuale. LSDM-ja edhe me autoritet të kufizuar në Ministrinë e financave në Qeverinë për organizmin e dhe mbajtjen e zgjedhjeve u ka kursyer qytetarëve mbi gjysme miliardë uro, ose thënë më saktë 570 milion euro borxh të ri, pa marrë në pyetje pagësën e rregullt tëp agave, pensioneve, subvencionet, ndihmat sociale. Për këtë shkak qyetarët kanë zgjedhur ndryshimin. Qytetarët nuk dëshirojnë borxhe të reja që do tu bartën edhe fëmijëve të tyre e nipërit e mbesat e tyre. Për këtë shkak duhet Qeveri e re që do të jetë e përgjegjshme për qytetarët e Maqedonisë, e cila do të kujdeset për nevojat dhe kërkesat e qytetarëve.”, thonë nga partia.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *