Home / Kryesoret / LSDM: Rasti i montuar “Puç”, dëshmi se askush nuk mund ta ndaloj drejtësinë
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-01-18 12:29:46Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

LSDM: Rasti i montuar “Puç”, dëshmi se askush nuk mund ta ndaloj drejtësinë

“Kaloi koha kur i akuzuari Gruevski dhe bashkëpunëtorët e tij mundeshin të urdhërojnë hetime, gjykime, dhe të montojnë procese gjyqësore”, kanë deklaruar sot nga LSDM pas vendimit të PSP-së për rastin “Puç”, transmeton Zhurnal.

Më poshtë e keni kumtesën e plotë të LSDM-së

“Dështoi  tentimi më i madh më i ulët dhe më i dëshpëruar për procese të montuara gjyqësore në Republikën e pavarur të Maqedonisë, i inicuar nga kryeministri i mëparshëm Nikolla Gruevski.

Me vendimin e sotëm të Prokurorisë publike speciale, të tërhiqet nga aktakuza kundër kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev dhe të tjerët në rastin e ashtuquajtur Puç , oficialisht u vërtetua se “shërbimet e huaja, furgonet e verdha, pajisjet taktike, stacionet e klonuara bazë” me trillimet e të pafytyra të Nikolla Gruevskit.

Gruevski i kapur në skandalin e përgjimit të palejuar së bashku me kushëririn e tij Sasho Mijallkov, ka gënjyer  popullin e Republikës së Maqedonisë për interesat e tij personale!

Rasti i ashtuquajtur Puç do mbeten i shënuar në historinë e Maqedonisë si një nga tentimet e rezhimit të qeverisë për  persekutim të kundërshtarëve politik, por edhe si  dëshmi, inkurajim dhe udhëzim, se askush dhe asgjë nuk mund të ndalet në rrugën e të së vërtetës dhe drejtësisë.

Maqedonia asnjëherë  më nuk do të jetë vilajet i errët pa drejtësi dhe ligjshmëri.

Kaloi koha kur i akuzuari Gruevski dhe bashkëpunëtorët e tij mundeshin të urdhërojnë hetime, gjykime, dhe të montojnë procese gjyqësore

Kanë filluar proceset demokratike në Maqedoni , po vjen koha e drejtësisë, sigurisë dhe përgjegjësisë së qytetarëve, kur secili do të jetë i barabartë para ligjit”, thuhet në kumtesën e LSDM-së

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *