Home / Lajme / Botë / Lufta kundër terrorizmit: 5 të arrestuar në Stamboll, njëri kamikaz!
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-01-19 09:25:29Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

Lufta kundër terrorizmit: 5 të arrestuar në Stamboll, njëri kamikaz!

Gjatë operacionit antiterrorizëm në rajonin Okmeydanı të Stambollit janë ndaluar 5 persona, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra, mësohet se ekipet e Drejtorisë së Antiterrorizmit, forcat e operacioneve speciale dhe të sigurisë publike në orët e mbrëmjes kanë kryer operacion në ndërtesën e quajtur Federacioni Rinor e cila operon nën drejtimin e organizatës terroriste DHKP/C.

Forcat e sigurisë kanë hyrë në ndërtesë duke thyer dyert e çelikta dhe kanë ndaluar 5 persona.

Ndërsa njoftohet se ka dyshime se njëri prej personave të dyshuar mund të jetë kamikaz.

Nga kontrolli i ushtruar u sekuestruan një sërë materialesh.

Personat e dyshuar të cilët janë ndaluar u dërguan në Spitalin Haseki për kontroll mjekësor.

Gjithashtu lexo

Spanja sërish nën frikën e terrorit, parandalohet sulm tjetër, vriten 5 terroristët

Parandalohet një tjetër sulm terrorist në Spanjë, pas atij të Barcelonës ku mbetën të vrarë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *