Home / Lajme / Rajon / Majko i përgjigjet Nikoliçit: Shqiptarët janë më të aftë në luftë se sa në paqe

Majko i përgjigjet Nikoliçit: Shqiptarët janë më të aftë në luftë se sa në paqe

Pandeli Majko ka bërë një reagim pas deklaratës së fortë të Presidentit serb, Tomislav Nikoliç.

Në reagimin e tij, Majko shprehet se, kjo sjellje e Serbisë dhe këto deklrata nga politika e saj nuk janë dëgjuar prej kohësh dhe nga ana tjetër ka “këshilluar” Nikoliçin duke i thënë se, shqiptarët “janë më të aftë në luftë se sa në paqe”.

Reagimi i Majkos:

Serbia nëpërmjet deklarimeve të presidentit të saj ka deklaruar se “do të dërgojë ushtrinë” në Kosovë. Një deklarim i tillë ka kohë që nuk dëgjohet nga politika serbe. Kjo mënyrë sjellje pati pasojë gjakosjen e rajonit dhe dërgoi në Gjykatën e Hagës lidershipin e Beogradit.

Të thuash dhe të bësh, janë dy gjëra të ndryshme në politikë. Historia ja ka dhënë serbëve dhe shqiptarëve mësimet e saj. Dialogu është opsion i zgjidhjeve evropiane dhe ka raport me të vërtetën e paqes që duan kombet në rajon. Kjo e vërtetë fton gjakftohtësinë të kuptojë.

Politikan nuk të bën lufta. E kundërta është e vërtetë. Trim nuk të bëjnë deklaratat e luftës. Kjo është po aq e vërtetë sa fakti se një tren nuk bëhet kishë me piktura fetare. Të kuptuarit e luftës është akt dhe jo deklaratë. Kjo do pak mencuri në të kuptuar, e cila kombit serb, si rregull, nuk i ka munguar. Për më tepër, shqiptarët kanë një të metë kombëtare. Ata janë më të aftë në luftë se sa në paqe. Sigurisht./albeu.com/

Gjithashtu lexo

Turqia kërkon rishikimin e kufijve detarë me Greqinë, grekët kundërpërgjigjen: Jemi gati edhe për luftë

Një ditë pas deklaratave të ministrit të Jashtëm turk, Mevlut Caushoglu, se zona e disa …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *