Home / Lajme / Maqedoni / Maleski: Nuk ka asgjë të keqe nga platforma e partive politike shqiptare
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-01-11 10:13:57Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

Maleski: Nuk ka asgjë të keqe nga platforma e partive politike shqiptare

Ish shefi i diplomacisë maqedonase, Denko Malevski përmes një artikulli autorial ka shkruar se nuk ka asgjë të keqe nga platforma politike e shqiptarëve, transmeton Zhurnal.

Sipas tij janë irelevante edhe deklaratat e Kryeministrit Rama se politikanët shqiptarë në Maqedoni nuk luftojnë për karrike.

“Dua të them se në politikë mendimet e mia që i ndaj me intelektual tjerë them se nuk ka asgjë të keqe nga platforma e partive politike shqiptare ose deklarata e kryeministrit të Shqipërisë se politikanët shqiptarë në Maqedoni nuk luftojnë për karrike, janë irelevante nuk kanë shumë rëndësi, në rastin e parë pavarësisht asaj se unë personalisht e kam përjetuar platformën gjatë formimit të qeverisë, objektivisht e hedh debatin nga tema për korupsion dhe keqpërdorim të pushtetit, si pjesë e burimit të krizës së madhe politike në temë nacionalise: Për ata që kanë dëshirë të ndajnë shtetin dhe për ata që duan të mbrojnë atë në tërësi. Nëse debati që do vijojë do vazhdojë në atë drejtim, do kthehet në spiralen e homogjenizimit etnik dhe tash me derë të madhe vjen “mbrojtësi i popullit”, sa i përket karrikes së Ramës mos kemi dyshime se gjithë luftojnë për ato karrike madje edhe sikur të mundohen t`i bëjnë mirë popullit, do ju thonë”, ka shkruar mes tjerash ish shefi i diplomacisë maqedonase, Denko Malevski.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *