Home / Lajme / Maqedoni / Manojllovski: Maqedonasit, shqiptarët e Rekës së Epërme i quajnë “shkreti”
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-01-19 10:04:11Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com6Dÿ#;ñ#k

Manojllovski: Maqedonasit, shqiptarët e Rekës së Epërme i quajnë “shkreti”

Deputeti i i parë shqiptarë ortodoks nga rradhët e Bashkimit Demorkatik për Integrim, Branko Manojlovski për “Faktor 24”, ka shpjeguar arsyet pse ka ardhur nga SHBA-të për të jetuar në Maqedoni, pse ka pranuar të kandidojë për deputet në zgjedhjet e 11 dhjetorit si dhe për jetën e tij të mëhershme, informon Zhurnal.

Ai ka deklaruar se është nga Reka e Epërme nga fshati Kisiliçe dhe është me prejardhje shqiptarë, dhe njëra nga arsyet se ai pleqërinë e jeton në Maqedoni është se do dëshmoj se ka shqiptarë ortodoks edhe atë shumë seç është menduar. Sipas tij në fshatin ku jeton me edhe tani edhe me mijëra vite më herët është folur vetëm shqip.

“Branko Manojloski është nga Reka e Epërme nga fshati Kisiliçe dhe me prejardhje është shqiptar ortodoks, përndryshe është i sllovenizuar dhe është rritur si maqedon. Sigurisht Ali Ahmetit ju ka dukurinteresante të din se ka edhe shqiptar ortodoks në Maqedoni sepse ajo ishte një temë që nuk ishte e njohur në atë kohë, por në Reka e epërme dhe në fshatim tim është folur shqip me mijëra vjet dhe mu më erdhi që të paraqitem dhe të tregoj se janë aty, dhe njëri nga ato jam edhe unë. Ka më qinda shqiptarë që janë sllovenizuar ose janë maqedonizuar. Si ashtu, unë deri në moshën 9 vjeçare kam folur shqip, pastaj kam shkuar në një shkollë maqedonase, kisha maqedonase, kam pasur shokë maqedonas, dhe gradualisht kam filluar ta ndjej veten si maqedonas”, ka deklaruar Manojlovski duke shtuar se Sindinovski është nipi i tij dhe nënat i kanë shqiptare.

“Branko Sindanovski është nipi im, babai i Brankos dhe unë jemi nga dy motra shqiptare nga Reka e Epërme nga Penishica. Ne jemi shumë të afërt me Brankon, ai është një shkrimtar intelegjent”, ka theksuar mes tjerash Manojllovski.

Manojllovski madje tha se ndihet keq se nuk e ka udhëhequr seancën e parë konstitutive të Parlamentit sepse atë ia garantonte kushtetuta e Maqedonisë, por ai thotë se atë askush nuk e ka pyetur për asgjë.

“Ndihem keq që nuk kam udhëhequr me senacën konstituive, sepse atë e ka merituar, sepse unë jam deputeti më i moshuar, ndërsa ata kanë vendosur pa më pyetur mua dhe askush nuk është konstultuar me mua dhe kam qenë i befasuar nga kjo”, thotë Manojllovski.

Ai për fund ka theksuar se platforma e shqiptarëve në vendet demokratike do të ishte diçka shumë normale si psh në Amerikë. Por Manojllovski thotë se në Maqedoni ende ndahen njerëzit në bazë të përkatësive etnike dhe kjo nuk duhet të ndodhë. Sipas tij nuk ka asgjë të keqe në atë platformë.

“Unë ka kaluar thuajse 50 vjet në një vend demokratik siç është Amerika, për mua ato janë gjëra normale. Këtu me nacionalizmi është humbur logjika. Mendoj se nuk duhet të ketë frikë. Duhet të hiqen paragjykimet se ai është maqëedonas apo shqiptarë, ne të gjithë jemi të njejtë. Para do kohesh isha në pazar dhe e pash një person me. Gjitha marrim frymë të njejtë dhe pijmë ujë të njejtë. Blejmë në të njejtin pazar dhe paragjykime nuk duhet të ketë. Kur do ti shoh të gjithë qytetarët e Maqedonisë të barabartë do të isha njeri më i lumtur në botë. Jam detyruar të kthehem nga Amerika në Maqedoni sepse sikur humbeshte identiteti i shqiptarëve dhe kjo shumë më ka munduar, sepse e dija se në Maqedoni ka shume shqiptar dhe sot e kësaj ditë në Rekën e Epërme flitet shqip dhe erdha që ta tregoj të vertëten, kjo është një e dhënë historike, por është interesante se kjo e dhënë historike është trajtuar nga  maqedonasit si tradhëti, unë habitesha se pse tradhëti, që jam shqiptar dhe se foli shqip gjithë jetën, unë këtu nuk shoh tradhëti. Në Rekën e Epërme maqedonasit na quajnë “shkreti”, sepse ishin pjesë e tyre ndërsa flasim gjuhën shqipe”, ka përfunduar deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim, Branko Manojllovski.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *