Home / Lajme / Maqedoni / Manojloski: Më quajtën tradhëtar se jam shqiptar, zyrtarizimi i gjuhës shqipe nuk ka asgjë të keqe

Manojloski: Më quajtën tradhëtar se jam shqiptar, zyrtarizimi i gjuhës shqipe nuk ka asgjë të keqe

Deputeti i BDI-së nga radhët e Komunitetit Ortodoks ShqiptarMaqedoni, Branko Manojloski, ka thënë se është kthyer në Maqedoni për shkak të humbjes së identitetit kombëtar të ortodoksve shqiptarë në Maqedoni.

Në një intervistë për “Faktor” dhe për “24Vesti”, Manojloski thotë se e kanë quajtur si tradhtar që është deklaruar shqiptar.

 Por, nga ana tjetër, ai thotë se nuk ka asnjë të keqe për kërkimin e rrënjëve të prejardhjes së tij.

Për Manojloskin, zyrtarizimi i gjuhës shqipe nukë shtë asgjë e keqe dhe se shihet me stereotipe në drejtim të llojshmërisë kulturore dhe gjuhësore të Maqedonisë.

Ai thekson se në Maqedoni ka mijëra ortodoks shqiptarë që janë sllavizuar ose maqedonizuar. Manojloski tregon se deri në moshën 9 vjeçare ka folur shqip, pastaj ka mësuar maqedonisht në shkollë.

Manojloski deklaron se duhet t’i jepet fund ndasisë maqedonas dhe shqiptar dhe se nuk duhet te kemi frikë nga federalizimi i vendit. /albeu.com/

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *