Home / Lajme / Maqedoni / Maqedoni, BE-ja në pritje të formit të shpejtë të qeverisë së re

Maqedoni, BE-ja në pritje të formit të shpejtë të qeverisë së re

Presidenti i Maqedonisë, Gjeorge Ivanov, i dorëzoi sot mandatin për formimin e qeverisë së re kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevskit.

Lidhur me dorëzimin e mandatarit, Bashkimi Evropian ka ka thënë se po pret formim të shpejtë të qeverisë së re.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiç e ka përsëritur qëndrimin e qeverisë joformale të BE, e dhënë një ditë pas zgjedhjeve parlamentare që mbahet më 11 dhjetor.

“Në këtë fazë, ajo çfarë mund të them është se ne nga afër e ndjekim situatën. Siç thamë në të kaluarën, ne, në kuadër të afateve kushtetuese, presim formim të shpejtë të qeverisë së re stabile.

Ne, gjithashtu, duam të shohim zbatim urgjent të reformave, zgjidhje të çështjeve për sistem qeverisës të drejtësisë, njëjtë edhe përmes reformave urgjente prioritare dhe përmes zbatimit të vazhdueshëm të marrëveshjeve të mëparshme politike.

Në këtë kotekst, ne do të vazhdojmë ta mbështesim vendin në procesin e saj integrues. Kjo është e gjitha ajo çfarë mund të them momentalisht”, ka thënë Kocijançiç. /albeu.com/

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *