Home / Lajme / Maqedoni / Maqedonia radhitet në pozitën e 90 për korrupsion
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-01-25 08:35:03Z | http://piczard.com | http://codecarvings.comô

Maqedonia radhitet në pozitën e 90 për korrupsion

Organizata joqeveritare ‘Transparency International’ paralajmëroi se në shtetet ku ka liderë populistë, të cilët kanë ardhur në pushtet me premtimin për ndryshimin e status-quo dhe luftën me korrupsionin, ky problem është duke u thelluar.

‘Transparency International’  e publikoi indeksin e percepcionit të korrupsionit për vitin 2016 në 176 shtete.

Në raport ata theksojnë se liderët populistë dhe autokratë vendosin sisteme më të korruptuara në shtetet ku kanë premtuar reforma.

Sipas ‘Transparency International’ , shteti më pak i korruptuar në vitin 2016 ka qenë Danimarka dhe Zelanda e Re, të cilat ndiqen nga Finlanda, Suedia, Zvicra dhe Norvegjia. Somalia është në fund të listës, ndërsa mbi të janë Sudani i Jungut, Koreja e Veriut dhe Siria.

Maqedonia është në pozitën e 90-të. Në indeksin për vitin 2015 shteti ka qenë në pozitën e 66, në vitin 2014 në pozitën e 64 ndërsa në vitin 2013 TI e ka radhitur në pozitën e 67, njofton AIM.

Rezultatet për vitin 2016 zbulojnë lidhje midisi korrupsionit, pabarazisë dhe populizimit. Kur politikanët tradicionalë nuk ia dalin të ballafaqohen me korrupsionin, njerëzit bëhen cinik. Ata gjitnjë e më shumë kthehen nga liderët populist të cilët premtojnë shkatërrimin e korrupsionit, por ata vetëm janë duke e thelluar, thekson ‘Transparency International’.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *