Home / Lajme / Botë / Marina kineze konfirmon manovrën në Detin e Japonisë
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-01-11 10:48:11Z | http://piczard.com | http://codecarvings.comKĀàpï³

Marina kineze konfirmon manovrën në Detin e Japonisë

Marina kineze konfirmoi se forcat e aviacionit detar, kryen të hënën një stërvitje në Detin e Japonisë. Konfirmimi vjen një ditë pasi media njoftoi se një numër i madh avionësh luftarakë japonezë bënë ngritje emergjente të hënën.

Marina e ushtrisë kineze theksoi në një deklaratë se stërvitja është pjesë e një plani të rregullt trajnimi dhe synon të provojë koordinimin ndërmjet anijeve dhe avionëve.

Deklarata thekson se manovra nuk shënjestronte “ndonjë vend të veçantë,” dhe ishte “në përputhje me ligjin dhe praktikën ndërkombëtare.”

Media japoneze tha se tetë aeroplanë ushtarakë kinezë fluturuan afër, por nuk e shkelën hapësirën ajrore të Japonisë, ndërsa në përgjigje, Japonia dërgoi 30 aeroplanë luftarakë.

Vëzhguesi ushtarak Song Xiaojun, thotë se reagim i tepruar i Japonisë kishte për qëllim të gjente një justifikim politik për kryeministrin Shinzo Abe për rishikimin e kushtetutës së vendit.

“Mendoj, para së gjithash, se reagimi i tepruar i Japonisë ndaj një manovre detare të Kinës, shkon në një drejtim me strategjinë e kryeministrit Abe për të rishikuar kushtetutën, zgjerimi i ushtrisë do t`i hapë rrugën për rishikimit të Kushtetutës,” theksoi Song.

Gjithashtu lexo

Spanja sërish nën frikën e terrorit, parandalohet sulm tjetër, vriten 5 terroristët

Parandalohet një tjetër sulm terrorist në Spanjë, pas atij të Barcelonës ku mbetën të vrarë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *