Home / Lajme / Botë / Maroku ndalon shitjen e perçeve

Maroku ndalon shitjen e perçeve

Në Marok është ndaluar prodhimi dhe shitja e burkave, perçes, që mbulon gjithçka përveç syve.

Ndalimi është urdhëruar nga Ministria e Brendshme që detyron tregtarët dhe prodhuesit, rrobaqepësit dhe fabrikat e veshjeve, të ndërpresin prodhimin dhe shitjen e saj.

Kush nuk respekton urdhrin rrezikon konfiskimin e mallit dhe mbylljen e aktivitetit. Urdhri i është dorëzuar me shkrim të gjithë tregtarëve dhe prodhuesve, të cilët ftohen të çlirohen nga rezervat që kanë brenda 48 orëve, në të kundërt do të përballet me masa ndëshkimore.

Për momentin nuk ka një urdhër për ndalimin e veshjes së perçes, që në Marok është e përhapur, por në një version më të moderuar se ai origjinal afgan. Urdhri ka lënë duarlidhur tregtarët që tentojnë ta shpjegojnë atë me motivet e sigurisë; shpesh keqbërësit i përdorin burkat apo perçet, për të fshehur fytyrën gjatë aksioneve kriminale.

Gjithashtu lexo

Aksidentohen dy autobusë dhe dy makina, 15 të lënduar në Strumicë

15 persona janë lënduar dje në një aksident rrugor në rrugën lokale në fshatin Bansko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *