Home / Lajme / Rajon / Marrëveshja për sigurimet sociale, lajm i mirë për shqiptarët që kanë punuar në Zvicër
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-01-13 10:17:06Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com'

Marrëveshja për sigurimet sociale, lajm i mirë për shqiptarët që kanë punuar në Zvicër

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot ka miratuar Nismën për lidhjen e marrëveshjes për sigurime sociale, ndërmjet Konfederatës së Zvicrës dhe Qeverisë së Kosovës, e cila u mundëson qytetarëve të Kosovës që kanë punuar në Zvicër që pensionin nga atje ta pranojnë në Kosovë.

Kryeministri i vendit Isa Mustafa tha se ky është një hap i rëndësishëm dhe një sukses i radhës i kësaj qeverisje.

Mustafa: Ky është dhe një sukses i Qeverisë

“Unë e konsideroj se është një hap shumë i rëndësishëm, sepse ka pasur shumë probleme sa i përket sigurimeve sociale me Zvicrën. Unë mendoj se është një sukses i Qeverisë, që ta përmbyllim këtë proces tepër të rëndësishëm që drejtpërdrejtë i adreson problemet e qytetarëve tanë që kanë punuar atje”, tha Mustafa.

Ndërsa ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, tha se pala zvicerane ka shpreh interesim për arritjen e marrëveshjes për sigurime sociale dhe se me miratimin e kësaj nisme nga Qeveria e Kosovës, MPMS si bartëse e këtij procesi, në bashkëpunim me institucionet tjera relevante, do të angazhohet në negocimin e marrëveshjes duke u bazuar në kushtetutën e republikës së Kosovës. Abrashi tha se miratimi i kësaj nisme autorizon Ministrinë që të fillojë menjëherë negocimin e marrëveshjes për sigurime sociale në mes të republikës së Kosovës dhe konfederatës së Zvicrës, negociata këto që parashihen të fillojnë javën e ardhshme.

Abrashi: Efekte pozitive të mëdha nga kjo marrëveshje

“Efektet pozitive që do të dalin nga kjo marrëveshje, janë të mëdha për qytetarët e Kosovës, të cilët kanë punuar dhe punojnë në Zvicër. Qytetarëve të dy shteteve, do t`u mundësohet lëvizja e lirë, që të punojnë dhe realizojnë të drejtat e tyre, siç janë pensionet e moshës, pensionet familjare, pensionet invalidore të punës dhe të drejtat tjera nga fusha e sigurimit social. Në veçanti me këtë marrëveshje, qytetarëve të Kosovës, që kanë punuar një kohë të gjatë në konfederatën e Zvicrës do tu mundësohet që pas arritjes së moshës së pensionimit, të kenë të drejtë që pensionin e tyre, ta marrin në shtetin e tyre, pra në shtetin e Kosovës. Për më shumë në bazë të kësaj marrëveshje, qytetarëve të Kosovës do tu mundësohet e drejta dhe për t’i bashkuar dhe periudhat kontributive”, tha ai.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka miratuar dhe Projekt udhëzimin administrativ për mënyrën e kompenzimit, përfshirë dhe llogaritjen e kompenzimit për dëmtimet e shumëfishta. Projekt udhëzimin administrativ për regjistrat për parashtruesit e kërkesës dhe për vendimet e lëshuara rreth kompenzimeve. Po ashtu u miratua propozim vendimi preliminar, për shpronësim për interes publik të pronave shoqërore të KBI “Progres”, në Prizren të cilat preken nga realizimi i Projektit për ndërtimin e Impiantit për trajtimin e ujërave të zeza, Zona kadastrale Vllashnje, komuna e Prizrenit.

Gjithashtu lexo

Digjet një Audi Q7

Në rrethana ende të pasqaruara është djegur një veturë e tipit “Audi Q7”në qytetin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *