Home / Lajme / Rajon / MAShT: I arrestuari për futjen e narkotikëve në burgun e Dubravës është mësimdhënës
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-01-19 10:43:45Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

MAShT: I arrestuari për futjen e narkotikëve në burgun e Dubravës është mësimdhënës

Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë përmes një njoftimi për media ka sqaruar se personi i arrestuar dje në Qendrën Korrektuese në Dubravë, nuk është zyrtar i kësaj ministrie.

Sipas MAShT-it personi i cili u arrestua duke tentuar të fusë lëndë narkotike brenda hapësirës së burgut të Dubravës është i punësuar në shkollën e kësaj Qendre në Dubravë.

“Menjëherë pas publikimit të këtij lajmi, MAShT ka kërkuar nga Sektori i Inspektimit në Pejë që të marrë informata të detajuara rreth rastit. Sipas raportit të Inspektoratit rajonal, personi i arrestuar nuk është zyrtar i MAShT. Ky person është mësimdhënës i gjuhës angleze në Shkollën e Mesme Teknike “Mithat Frashëri” në Gurrakoc të Istogut, paralelja e ndarë në Qendrën Korrektuese në Dubravë”, ka sqaruar MAShT-it

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *