Home / Lajme / Maqedoni / Mbi 40 dëshmitarë pritet të rrëfehen për ‘Lagjen e Trimave’

Mbi 40 dëshmitarë pritet të rrëfehen për ‘Lagjen e Trimave’

Me mbarimin e dëshmive materiale të Prokurorisë Publike, që pritet të ndodhë me seancën e fundit të 3 shkurtit lidhur me lëndën gjyqësore për “Lagjen e Trimave”, procesi gjyqësor kundër 37 të akuzuarve shqiptarë hynë në fazën përfundimtare, pas të cilës duhet të sillet aktgjykimi nga Trupi gjykues i Gjykatës Penale në Shkup.

Në prononcimin e tij për gazetën KOHA, avokati Naser Raufi ka njoftuar se ky gjykimi për opinionin pritet të hapet me datë 9 shkurt, me çka siç tha ai, gjatë këtij muaji janë paraparë të mbahen edhe shtatë seanca tjera të hapura. Përpos karakterit të hapur që do të kenë këto seanca, ajo çka mund t’i veçoj këto seanca është prezantimi i dëshmitarëve dhe dëshmive materiale nga ana e palës mbrojtëse. Kur jemi tek kjo pikë, avokati Raufi potencon se ai bashkërisht me kolegët e tij janë përgatitur për këtë fazë të gjykimit, ku sipas tyre, pritet të bëhen të qarta shumë dilema për ngjarjet e 9 dhe 10 majit të vitit 2015.

“Në radhë të parë, prezantimi i dëshmive tona do të fillojë me deklaratat e të akuzuarve,, me çka më pas – në cilësinë e dëshmitarëve do të flasin vetë të akuzuarit. Në ndërkohë, ne si palë mbrojtëse deri te Trupi gjykues kemi dorëzuar një listë prej 40 dëshmitarësh, për të cilët kemi bërë vlerësime të arsyeshme se duhet të paraqiten në këtë proces, për të rrëfyer njohurit e tyre që kanë lidhshmëri me ngjarjet e majit të viti 2015 në Kumanovës, qoftë para nisjes së të shtënave, apo pas tyre”, ka thënë avokati Raufi për gazetën KOHA.

Ndjeshmëria e lëndës dhe rëndësia e dëshmive që do të jepen në këtë fazë, sipas palës mbrojtëse në procesin gjyqësor “Lagjja e Trimave”, do të ndikoj që karakteri i hapur i seancave të vazhdojë deri nga mesi i muajt prill, kur dhe pritet të sillet aktgjykimi i shkallës së parë kundër 37 të akuzuarve për “terrorizëm” dhe “organizatë terroriste”.

Rihapja e këtij procesi gjyqësor për mediat edhe opinionin më të gjerë do të bëhet pas një periudhë tre mujorëshe, gjatë të cilës Prokuroria e shteti para Trupit gjykues i ka prezantuar audio-materialet nga përcjellja e pjesëtarëve të këtij grupit, nga fillimi i muajit janar të 2015 e deri pas datës 10 maj të po të njëjtit vit. Karakteri i mbyllur i këtij gjykimi që e shoqëroi këtë proces gjatë muajve të kaluar, ka ndikuar që gazetarët dhe mediat në përgjithësi të jenë të kufizuar në raportimin e ngjarjeve nga seancat gjyqësor, në masë të madhe për shkak se Ligji për procedurë penale parasheh që kur Prokuroria të prezanton dëshmitë nga Masat e Veçanta Hetuese (MVH), opinioni mos të jetë prezent.

Sidoqoftë, hapja e këtij gjykimi do të bëhet në prag të njëvjetorit të fillimit të gjykimit të Grupit të Kumanovës, i cili nisi me 13 shkurt të 2016, ndërsa disa muaj më vonë – në qershor të po të njëjtit vit, kësaj lënde iu shtuan të akuzuarit për “logjistikë”, të cilët u arrestuan në aksionin policor “Rrufeja”.

Përpos dëshmive materiale që Prokuroria i ka prezantuar së fundmi, ajo gjatë vitit të kaluar në bankën e dëshmitarëve pati ulur edhe disa banorë të “Lagjes së Trimave” si dhe pjesëtarë të Njësisë Speciale.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *