Home / Lajme / Maqedoni / Mediat greke: Shuplakë nga Malta

Mediat greke: Shuplakë nga Malta

MIA ;Mediat greke akoma shkruajnë për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis Maltës dhe vendit tonë, duke theksuar me këtë rast se Malta, disa ditë pasi e ndërmori kryesimin me BE-në e pranoi Republikën e Maqedonisë nën emrin kushtetues.

Në Greqi në këtë temë kryesisht transmetohet lajmi i MIA-s për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve dhe kumtesa e MPJ-së së Maqedonisë se ky akt “është me rëndësi të jashtëzakonshme pasi që Republika e Maltës dhe Republika e Qipros ishin dy shtetet e vetme anëtare të Bashkimit Evropian me të cilat Republika e Maqedonisë deri më tani nuk ka vendosur marrëdhënie diplomatike, madje edhe pas 26 viteve të pavarësisë.

Шамар од Малта

Për mediat greke, “me këtë fronti diplomatik grek mori edhe një goditje”. “Liberal.gr” thekson se vendimi i Maltës për ta njohur vendin tonë nën emrin kushtetues është kumtuar gjatë takimit joformal të ministrave dhe sekretarëve shtetërorë për çështje evropiane që u mbajt në fillim të kësaj jave në Valeta, në të cilin ka marrë pjesë edhe zëvendësministri grek për Punë të Jashtme, Jorgos Katrugalos prej të cilit “nuk ka pasur kurrfarë përgjigje, madje as simbolike”.

Në ndërkohë, Katrugalos dje në Athinë u takua me ambasadorin e Maltës në Greqi, Xhozef Kashieri në kontekst të kryesimit të Maltës me Këshillin e BE-së në gjysmën e parë të vitit 2017, kumtoi MPJ greke.

“Gjatë takimit, janë vërtetuar marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale midis dy vendeve dhe janë këmbyer mendime për shumë çështje në kuadër të BE-së, me theks të veçantë në çështjen e migrimit. U dakordua gjatë këtyre gjashtë muajve të ruhet komunikimi dhe konsultimet e rregullta për çështjet me interes të përbashkët dhe në pritje të konferencës joformale të liderëve evropianë për të ardhmen e Evropës, që do të mbahet më 3 shkurt në Valeta”, qëndron në kumtesë.

Malta e njohu Shkupin si “Maqedonia” ndërsa Greqia feston për… afrimin e qëndrimeve”, komentuan disa portale informative lokale për kumtesën e MPJ-së greke.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *