Home / Lajme / Maqedoni / Mediet Greke: Platforma e shqiptarëve po sfidon sllavomaqedonasit

Mediet Greke: Platforma e shqiptarëve po sfidon sllavomaqedonasit

Mediet greke kanë komentuar situatën politike që është krijuar në Maqedoni për krijimin e qeverisë së re.

Edicioni online i gazetës greke “Kathimerini”, ka shkruar se platforma e prezantuar nga partitë shqiptare në Maqedoni ku prezantohen kushtet e tyre për të hyrë në koalicion për krijimin e qeverisë së re, po sfidon sllavomaqedonasit.

Sipas kësaj gazete, Maqedonia ka “kriza të brendshme etnike ndërmjet maqedonasve dhe shqiptarëve, që kërcënon të shkaktojë pasiguri paszgjedhore në vend”.

“Kathimerini” përmend edhe deklaratën politike të partive shqiptare, si kusht për formimin e qeverisë së re, ndërkaq shtonë se as Gruevski e as Zaevi nuk mund të bëjnë qeveri të vetëm, prandaj u duhen votat e shqiptarëve, gjë e cila po i sfidon në masë këto dy parti. /albeu.com/

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *