Home / Lajme / Maqedoni / Ministri i brendshëm Nuhiu në Jazhincë, urdhëron që qytetarët e bllokuar të ambientohen në stacionin policor
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-01-06 11:03:00Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

Ministri i brendshëm Nuhiu në Jazhincë, urdhëron që qytetarët e bllokuar të ambientohen në stacionin policor

Temperaturat e ulta në Maqedoni dhe bora që ka rënë ka vështirësuar lëvizjen e qytetarëve në shumë vende, madje edhe në disa akse rrugore edhe janë bllokuar dhe nuk kanë mundur të lëvizin derisa autoritetet të bëjnë ç`bllokimin e rrugëve, informon Zhurnal.

Me këtë rast, ministri i brendshëm Agim Nuhiu ka qëndruar në vendkalimin kufitar në Jazhincë ku ka parë nga afër situatën emergjente në këtë pjesë ku rrugës ishin bllokuar shumë qytetarë me makina. Ministri Nuhiu ka urdhëruar autoritetet policore që të ambientojnë qytetarët në stacionin policor në Jazhincë deri në momentin që akset rrugore të bëhen të kalueshme.

“Në rrugën për te vendkalimi kufitar në Jazhincë. Rruga po pastrohet nga kompetentët, ndërkaq kemi urdhëruar që qytetarët e bllokuar të futen në hapësirat e stacionit policor të vandkalimit në Jazhincë! Efektivët e policisë janë në shërbim të qytetarëve!“, thekson kështu ministri Nuhiu, transmeton Zhurnal.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *