Home / Lajme / Rajon / Ministri i Drejtësisë në Serbi: Të bëhet sa më shpejt ekstradimi i Haradinajt

Ministri i Drejtësisë në Serbi: Të bëhet sa më shpejt ekstradimi i Haradinajt

Ministria e Drejtësisë e Serbisë do të kërkojë në afatin sa më të shkurtër ekstradimin e Ramush Haradinajt nga Franca, transmeton Koha.net.

Sipas medieve të Beogradit, Ministria e Drejtësisë do t’ia dërgojë kërkesën për ekstradim bashkë me dokumentacionin përkthyer frëngjisht Gjykatës së Apelit në Colmar.

Prokurori për krime lufte i Serbisë Milan Petroviq, ka deklaruar se procesi kundër Ramush Haradinajt nuk është i parashkruar. “Prokuroria për krime lufte merret me veprat penale që nuk parashkruhen, pra procesi kundër Ramush Haradinajt do të vazhdojë derisa ai të jetë gjallë”, ka thënë Petroviq për Rts. Sipas tij, “Haradinaj nuk do të mundë të lirohet derisa të mos gjendet para gjykatës kompetente, e në këtë rast, gjykata kompetente do të ishte në Serbi”.

Ramush Haradinaj, ish-kryeministër i Kosovës dhe lideri aktual i AAK-së është arrestuar të mërkurën nga autoritete franceze në Bazel me fletarrest të Serbisë nga vitit 2004. Dje Gjykata e Apelit në Colmar, Francë, mori vendim që Haradinaj të mbahet në paraburgim derisa të arrijë kërkesa e Serbisë për ekstradim dhe derisa, siç është thënë nga autoritete e drejtësisë franceze, të verifikohet vlefshmëria juridike e kërkesës. /koha/

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *