Home / Lajme / Rajon / Ministri i jashtëm, Bushati: Kujdesemi për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni, nuk kemi interes për koalicionet
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-01-10 10:18:29Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

Ministri i jashtëm, Bushati: Kujdesemi për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni, nuk kemi interes për koalicionet

Ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Ditmir Bushati ka thënë se Tiranës zyrtare e as personaliteteve politike në Shqipëri nuk ju interesojnë koalicionet për qeverinë e Maqedonisë, por atyre ju interesojnë vendimet që do të merren për qytetarët shqiptarë atje.

 “Për herë të parë që nga Marrëveshja e Ohrit, partitë Parlamentare shqiptare dalin mbi dasitë e tyre ideologjike dhe bien dakord për një listë çështjesh, të cilat natyrisht do të duhet që të afatizohen, do të duhet që të detajohen për të rishikuar më pas edhe mënyrën sesi ato çështje do të zbatohen në praktikë. Në këndvështrimin tonë, partitë shqiptare në Maqedoni kanë rënë dakord për të mbështetur njëra-tjetrën përsa i përket zbatimit të këtyre çështjeve, apo mënyrës sesi do të zbatohen këto çështje, por nuk kanë rënë dakord dhe është krejt e natyrshme, për t’u bërë bashkë në një parti”, thotë ministri Bushati.

Sa i përket zbatimit të platformës së nënshkruar nga partitë shqiptare, Bushati thekson se ky është momenti i duhur që ata të bëheshin bashkë.

“Barazia, liria dhe demokracia si tre elemente themelore të Marrëveshjes së Ohrit nuk janë zbatuar në mënyrën e duhur, apo në atë mënyrë siç parashikonte Marrëveshja e Ohrit, çka të lë një përshtypje apo shije të hidhur që kemi të bëjmë me dy komunitete, që në fakt janë shtetformues, sllavo-maqedonasit dhe shqiptarët, të cilët pak komunikojnë me njëri-tjetrin. Besoj se ky është momenti i artë për faktorin politik shqiptar për t’u bërë së bashku dhe për të avancuar këto çështje”, përfundon Bushati.

 

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *