Home / Lajme / Rajon / Ministrja Hoxha: Zbatimi i ligjit, parakusht i të bërit biznes

Ministrja Hoxha: Zbatimi i ligjit, parakusht i të bërit biznes

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, mori pjesë në Tryezën e organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, dedikuar Ligjit të Falimentimit.

Me këtë rast, ajo theksoi se sundimi i ligjit vendoset mbi bazën e transparencës, efikasitetit dhe llogaridhënies.

“Infrastruktura ligjore dhe zbatimi i ligjit janë parakushte e të bërit biznes në vend dhe rrjedhimisht edhe për zhvillimin ekonomik të vendit. Hap tejet i rëndësishëm është edhe hartimi i politikave ligjore dhe  krijimi i parakushteve ligjore për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.  Zhvillimi Ekonomik është shumëdimensional dhe si pasojë edhe drejtësia duhet t’ia paraprij në mënyrë inventive duke paraparë hapat dhe situatat e mundshme. Sundimi i ligjit është parësor për zhvillimin ekonomik”, theksoi tha Hoxha.

Sipas saj, hyrja në fuqi e ligjit të ri për falimentimin do të mundësojë krijimin e kornizës ligjore që do t`iu ofrojë të gjitha llojeve të bizneseve qasje në procedura të strukturuara në procesin e falimentimit.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *