Home / Lajme / Rajon / Misteri pas vdekjes së endacakut në Korçë, fliste lirshëm anglisht dhe frëngjisht (FOTO LAJM)

Misteri pas vdekjes së endacakut në Korçë, fliste lirshëm anglisht dhe frëngjisht (FOTO LAJM)

Në pak ditë, tri viktima në juglindje të vendit. Dy prej të cilave në Korçë dhe një tjetër në Pogradec.

Një shtetas rreth te 55-ave, për të cilin persona që e njihnin thanë se quhej Agim, është gjetur i pajetë në katin e parë të një ish-hoteli të vjetër në qendër të qytetit të Korçës, në zonën pedonale.

Burimet zyrtare të policisë bëjnë të ditur se pas kryerjes së veprimeve të para hetimore dyshohet se viktima mund të ketë humbur jetën, për shkaqe natyrale, si pasojë e të ftohtit.

 Ai është pikasur nga vetë pronari i godinës, të cilin e kishin lajmëruar për një defekt të tubacioneve te ujit, dhe më pas është zbuluar edhe personi i pajetë.

Ndërkohë burime nga vendi i ngjarjes thonë se viktima jetonte i vetëm në katin e parë të ish-hotelit që ndodhet në qendër të qytetit juglindor prej 6 vitesh.

Nuk dihet nëse viktima kishte apo jo familje, por prej gjashtë vitesh të ardhurat i siguronte kryesisht nga shitja e kanoçeve, Duket se temperaturat e ulëta të ditëve të fundit dhe fakti që në dhomën ku jetonte viktima nuk kishte asnjë lloj ngrohje kanë qenë edhe shkaqet e humbjes së jetës.

Megjithatë do të jetë ekspertiza që do të vërtetojë edhe arsyen e vdekjes.

Prej gjashtë vitesh, 55-vjeçari është parë në qytetin e njohur juglindor, por edhe me ata pak persona më të cilët ndante një pjesë të kohës së tij nuk ju kishte thënë më tepër se quhet Agim dhe dikujt i kishte bërë me dije se ishte nga qyteti i Cërrikut.

Vetëm pak, pasi gjithçka tjetër e kishte mbajtur të fshehur për të gjithë, madje edhe për të zotin e godinës ku është gjetur pa jetë, por dhe për pronarin e një minimarketi në pedonale ku në të shumtën e kohës merrte veresie ato pak ushqime që mbante frymën gjallë.

Një nga banorët që banon afër me ish-hotelit tregon se në orët e para të mëngjesit shihej të dilte nga godina dhe kthehen rreth orës 10.00 me thasë të ngarkuar me kanoçe, ashtu siç dilte për të njëjtën punë edhe pasdite.

Prej gjashtë vitesh jetonte në një dhomë që kishte shërbyer dikur si recepsion i ish-hotel “Krimea”, një nga hotelet e njohur të këtij qyteti. Aty kishte një krevat dhe një dollap të vogël ku mbante ato pak ushqime që arrinte të siguronte. Prej më tepër se katër ditësh askush s’e kishte parë 55-vjeçarin të hynte, apo dhe të dilte nga dera e ish-hotelit, veprim që e bënte çdo ditë. Por, askujt si ka shkuar në mendje se Agimi, siç dhe njihej, të ishte ngrirë nga i ftohti në atë dhomë në hyrje të godinës.

Defekti në tubacionet e ujit të pijshëm e kanë detyruar pronarin e hotelit që në katin e parë të godinës ka një lokal të ngjitej në katet e sipërme të godinës. Por, porta për t’u ngjitur lart ka qenë e mbyllur. Pasi ka thirrur disa herë dhe nuk ka marrë përgjigje ka hapur me forcë derën.

Kur ka hyrë brenda ka parë në atë dhomë të vogël Agimin të mbuluar me batanije. Vetëm pasi e ka lëvizur pak dhe 55-vjeçari nuk ka reaguar, aty e ka kuptuar se kishte vdekur. Në çast ka dalë përjashta dhe ka lajmëruar policinë dhe më pas dhe shërbimin spitalor. Menjëherë kanë mbërritur dy policë dhe më vonë dhe ekspertë, të cilët kanë kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes. Nga spitali, sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, nuk ka ardhur njeri.

Gjithsesi, 55-vjeçari edhe për ata që e kanë njohur iku nga kjo botë, duke lënë në këtë qytet vetëm emrin (edhe ky nëse ka qenë i vërtet) dhe shumë enigma të tjera. ǒka tregon se Agimi kishte fshehur gjithçka, ndoshta për atë se duhet të kishte lënë në qytetin nga vinte, probleme jo të vogla të thonë në qytetin e Korçës.

Por, ama një gjë të gjithë e mësuan prej tij atë se fliste lirshëm dy gjuhë të huaja, atë angleze dhe atë franceze, çka tregon se nuk ishte nga endacakët e zakonshëm qoftë dhe të rrugëve tona./Shekulli/

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *