Home / Lajme / Botë / Momenti kur 15 vjeçari qëllon me armë drejt klasës, pastaj vret veten (Video,+18)

Momenti kur 15 vjeçari qëllon me armë drejt klasës, pastaj vret veten (Video,+18)

Një video e publikuar në mediat sociale tregon një nxënës 15-vjeçar teksa hap zjarr me një armë, në një shkollë private në Meksikë.

Aty shihet një nxënës, i cili papritur ngrihet në këmbë gjatë orës së mësimit dhe nis e qëllon në drejtim të shokëve e shoqeve të klasës.

Mësuesja dhe tre nxënës kanë mbetur të plagosur nga ky incident, e më pas 15-vjeçari ka vrarë veten me pistoletë.

Mediat vendase shkruajnë se sulmuesi ka qenë duke u trajtuar për depresion, përcjell Shekulli.

Zëdhënësi i sigurimit të shtetit Aldo Fasci ka deklaruar se mësuesja 24-vjeçare, një vajzë dhe një djalë të moshës 14 vjeç, kanë marrë plagë në kokë. Ndërsa një 14-vjeçar është plagosur në krah.

Fasci shtoi se djali e ka marrë armën nga shtëpia dhe se ende është e paqartë se si ka arritur ta bëjë një veprim të tillë.

Më herët, Meksika kishte në program që të kontrolloheshin çantat e nxënësve para se të hynin në mësim, por në disa vende nuk u respektua.

 

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *