Home / Lajme / Botë / (Mos)njohja e diplomave është marrëveshje në mes të Maqedonisë dhe Turqisë
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-01-24 12:47:28Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

(Mos)njohja e diplomave është marrëveshje në mes të Maqedonisë dhe Turqisë

Pas informacionit public se në Ankara ë kanë shfuqizuar marrëveshjen në mes të Turqisë dhe Maqedonisë për njohjen e diplomave për shkollimin e mesëm dhe të lartë si për studime master dhe PhD dhe se ato pas datës 11 shkurt të vitit 2017, nuk do të pranohen në Turqi, nga MPJ-ja thonë se sjellja e një vendimi të tillë nga kryetarti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, është rezultat i një marrëveshje paraprake në mes të organeve kompetente të Republikës së Maqedonisë dhe Turqisë. Ashtu siç njoftojnë nga Ministria, kontrata bilaterale e vitit 1998 duhet të shfuqizohet, sepse që të dy vendet kanë nënshkruar dhe ratifikuar Konventën e Lisbonës të Këshillit të Evropës dhe UNESKO-së, shkruan Nova Makedonija, transmeton Zhurnal.

-Konventa e mësipërmë është miratuar në Lisbonë më 17 prit të vitit 1997 dhe është ratifikauar nga shumica e vendeve evropiane, duke përfshirë edhe Maqedoninë dhe Turqinë. Dëshirojmë të rikujtojmë qëndrimin e Ministrisë, për bashkëpunim në mes të të institucinoeve maqedonase më institucionet në Turqi, në mënyrë të qartë theksojmë se Republika e Maqedonisë edhe në momente kur kemi goditje të tilla siç është rasti me njohjen e diplomave, do të vazhdojmë në mbështetjen e plotë për institucionet demokratike të Turqisë dhe në frymën e marrëdhënieve miqësore të bashkëpunojë në shumë fusha, duke përfshirë edhe arsimin”, informojnë nga MPJ-ja.

Gjithashtu lexo

Dalin pamjet e përdhunimit të koleges së tyre, pezullohen nga puna 5 policë

Mirror” shkruan se 5 policë janë pezulluar nga detyra në Meksikë dhe ndaj tyre ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *