Home / Kryesoret / Moti sot në Maqedoni, gjatë ditës i qetë, në mbrëmje kthehet bora

Moti sot në Maqedoni, gjatë ditës i qetë, në mbrëmje kthehet bora

Moti sot në Maqedoni do të jetë paradaite me diell dhe vranësira të pakta, ndërsa vetëm diku-diku, në mëngjes, nëpër fushëgropa do të jetë me mjegull dhe me vranësira të ulëta. Do të fryejë erë kryesisht nga drejtimi verilindor.

Në orët e pasdites do të ketë periudha më të shpeshta me diell. Pasdite vranësirat nga jugperëndimi do të zgjerohen çdokund. Në orët e natës do të fillojnë reshje të dobëta të borës nga jugperëndimi i vendit. Temperaturat do të jenë prej 1 deri 5 gradë.

Në Shkup paradite do të jetë me mjegull me vranësira të ulëta në orët e mesditës me periudha me diell, ndërkaq pasdite kryesisht me vranësira. Do të fryejë erë kryesisht nga drejtimi verilindor. Pasdite vranësirat nga juglindja do të zgjerohen çdokund. Temperatura do të jetë deri 1 gradë.

Sot në orët e natës, e më pas edhe të martën dhe deri të mërkurën deri në fund të ditës do të ketë reshje të kohëpaskohshme të dobëta të borës, ndërsa  nga jugperëndimi dhe drejt jugut edhe me intensitet të matur. Të martën gjatë ditës në juglindje sërish kohë pas kohe do të ketë reshje të shiut. Të martën dhe të mërkurën temperaturat e mëngjesit pak do të ngriten, ndërsa më pas prej të enjtes temperaturat e mëngjesit sërish do të shënojnë rënie, ndërsa gjatë fundjavës do të ketë gjithnjë e më shumë periudha me diell.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *