Home / Lajme / Maqedoni / MPJ kërkon korrigjim të menjëhershëm për emrin e Maqedonisë nga organet shtetërore të Sërbisë
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-01-20 12:00:10Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

MPJ kërkon korrigjim të menjëhershëm për emrin e Maqedonisë nga organet shtetërore të Sërbisë

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë nëpërmjet rrugëve diplomatike kërkon korrigjim urgjent të emërimit të Republikës së Maqedonisë nga ana e organeve shtetërore të Republikës së Serbisë.

Reagimi erdhi si pasojë e referncës së emrit të Maqedonisë dhe shkurtesën e referncës në pikëpagesat në Sërbi.

“Përdorimi i refernacave dhe shkurtesa e referncave në vend të emrit kushtetues të Republikës së Maqedonisë është në kundërshtim më marrëdhëniet e përcaktuara diplomatike mes Maqedonisë dhe Sërbisë. Kjo mospërputhje duhet të korrigjohet menjëherë. Besojmë se provokimi i këtillë, i cili i ofendon ndjenjat e qytetarëve të Maqedonisë nuk është shprehje e fqinjësisë së mirë. Është e papërshtatshme dhe e turpshme që të emërohemi në mënyrë të ofenduar mes fqinjëve”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *