Home / Kryesoret / MPPS: Shfrytëzuesit e kujdesit social të rinovojnë dokumentacionin
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-01-24 13:21:42Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

MPPS: Shfrytëzuesit e kujdesit social të rinovojnë dokumentacionin

Të premten më 27 janar skadon afati për rinovimin e dokumentacionit për të shfytëzuar të drejtën e mbrojtjes sociale. Nga Ministria për Punë dhë Politikë Sociale apelojnë deri te të gjithë ato që nuk kanë rregulluar dokumentacionin të drejtohen dero të qendrat më të afërta.

Ato me vete duhet të kenë vetëm letërnjoftimin dhe të japin deklaratë më të cilën pajtohen që të përdoren të dhënat e tyre personal në procedurën për shfrytëzimin e këtyre të drejtave. Gjitha dokumentet e tjera isntitucionet do t’i marrin në formë zyrtare nga DAP, Fondi PIOM-it, Katastri, nga Enit për Punësim,  Agjencisë për përkrahje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural, MPB, Drejtoria për udhëheqjen e librave amë dhe BPRM

Ashtu siç informojë sot në pres konferencë ministri për Punë dhe Politikë Sociale, Ibrahim Ibrahimi procedura për rinovimin e dokumetacionit bëhet një herë në vjet dhe ajo ka filluar më 19 dhjetor të vitit 2016.

Deri më tani për rinovim të dokumentacionit janë paraqitur rreth 22 mijë përdorues, ashtu sic potencoi Ibrahimi deri në fund të afatit pritet të paraqiten mijëra raste të tjera. Vitin e kaluar janë regjistruar rreth 27mijë shfyrtëzuës të mbrojtjes sociale.

Ai gjithashtu njofoti se në procedurë është edhe rinovimi i dokumetnacionit për të drejtat e fëmijëve. repsektivitsht shtesat fëmijërore, shtësat e posaçme për fëmijë dhe shtesat për fëmijën e tretë dhe të katërt. Rinovimi i këtyre dokumenteve do të zgjasë deri më 31 mars të këtij viti. Vitin e kaluar të drejtën për shtesën fëmijërore për fëmijën e tretë e kanë shfrytëzuar 23.246 përdorues, ndërsa për fëmijën e katërt 814 shfrytëzues.

Gjithashtu lexo

Nisma qytetare “5 në 12”: Personat me nevoja të posaçme të jenë prioritet

Personat me nevoja të posaçme të jenë prioritet në programin e Qeverisë dhe në punën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *