Home / Lajme / Maqedoni / Murtezani kujton zgjedhjet e fundit lokale se si maqedonasit janë bashkë kur është në pyetje interesi i tyre nacional
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-01-17 22:17:00Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

Murtezani kujton zgjedhjet e fundit lokale se si maqedonasit janë bashkë kur është në pyetje interesi i tyre nacional

Magjistri i sigurisë, Hasim Murtezani, në një status të tij në Facebook ka kujtuar zgjedhjet e fundit lokale në Maqedoni, ku dy partitë kryesore maqedonase LSDM dhe OBRM bashkuan forcat vetëm e vetëm që të mos fitojë kandidati shqiptar. Kjo sipas tij tregon shumë për qëllimet dhe qëndrimet e tyre kur janë në pyetje interesat e maqedonasve, informon Zhurnal.

“Të mos harrojmë, në zgjedhjet lokale 2013, partitë maqedonse bashkuan forcat për të pamundësuar kandidatët shqiptar të qeverisin me komunat! Nēse nuk gaboj, në zgjedhjet komunale të vitit 2013, në komunën e Kërçovës dhe Strugës, partitë maqedonase bashkuan forcat e tyre për të pamundësuar që këta dy komuna të udhëhiqen nga kandidat shqipëtar! Kjo flet shumë për qëllimet dhe qëndrimet e tyre kur janë në pyetje interesat nacionale tē tyre. “

Më pas ai tregon rëndësinë e Platformës të përbashkët shqiptare që është indikatori më i vlefshëm i barazisë së plotë mes dy etnikumeve në Maqedoni.

“Ska pse bëhemi tifoz as të njërës dhe as të tjetrës, duhet shikojmë kauzën tonë të përbashkët gjegjësishtë, Platformën e nënshkruar nga partitë shqiptare, e cila duhet të materializohet dhe me këtë finalizohet barazia e plotë shtetërore në mes shqiptarëve dhe maqedonasve!,” përfundon ai shkrimin.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *