Home / Kryesoret / Musa Xhaferi: BDI kundër zgjedhjeve

Musa Xhaferi: BDI kundër zgjedhjeve

Qëllimi i Bashkimit Demokratik për Integrim është që të formohet qeveria, e nëse këtu do të ketë sukses do të tregojnë ditët në vazhdim, ka deklaruar në një prononcim të tij të fundit ish-zv.kryeministri Musa Xhaferi, shkruan Zhurnal.

Pritet që së shpejti të thirret Kryesia Qendrore e BDI-së ku anëtarët e Kryesisë do të informohen lidhur me bisedimet që ka realizuar lideri partiak Ali Ahmeti me Nikolla Gruevskin dhe Zoran Zaevin.

I gjithë presioni në këtë moment është fokusuar ndaj BDI-së sepse pa 10 deputetët tanë nuk mund të bëjë qeverinë as VMRO e as LSDM, çelësi është tek ne, thekson më tej Xhaferi.

Sipas tij, zgjedhjet e reja nëse eventualisht mbahen ato do të ishin opcioni i pavolitshëm, kriza politike dhe institucionale do të vazhdonte derisa qytetarët do të ishin në agoni. Në vend të zhvillimit do të përballeshim edhe më tej me zgjedhje, ka thënë mes tjerash ish-zv.kryeministri Xhaferi.

BDI vazhdon të qëndrojë në pozicionet e saj dhe nuk do të pranojë marrëveshje për formim të qeverisë nëse nuk realizohet kërkesat e tyre për vazhdim të mandatit të Prokurorisë Speciale Publike dhe gjuha shqipe të bëhet zyrtare, thekson Xhaferi, duke shtuar se këto dy çështje nuk janë jokushtetuese e as jashtë marrëveshjes së Ohrit.

Ndërkohë që nga VMRO thonë se janë të qartë se bisedimet do të jenë të vështira por të bindur se deri më 29 janar këto çështje do të mbyllen, duke thënë se nuk do të lëshojnë pe as për PSP-në e as për dygjuhësinë, ndërsa në mbledhjen e fundit i kanë dhënë përkrahje Gruevskit për të vazhduar bisedimet për qeverinë e re.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *