Home / Lajme / Maqedoni / Myllet autostrada nga Shkupi drejt Greqisë si pasojë e sasisë së madhe të borës

Myllet autostrada nga Shkupi drejt Greqisë si pasojë e sasisë së madhe të borës

Qendra maqedonase për Menaxhim me Kriza informoi sonte se në aksin e autostradës në drejtimin rrugor Shkup-Veles afër vendit Kulla, për një periudhë të shkurtër kohore ka rënë sasi e madhe e borës, që shkaktoi pengesë në qarkullim për shkak të lëvizjes së ngadalshme të automjeteve.

Bëhet fjalë për një pjesë të autostradës që nga Shkupi të shpie drejt kufirit me Greqinë, ndërsa vendi ku është bllokuar trafiku gjendet disa dhjetëra kilometra nga kryeqendra maqedonase.

 Ndërkohë, u bëhet thirrje qytetarëve që nëse kanë mundësi të evitojnë udhëtimin nëpër këtë drejtim rrugor në periudhën e ardhshme prej një orë deri një orë e gjysmë. /albeu.com/

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *