Home / Kryesoret / Najçevska: Nuk ka krizë, Ivanov duhet t’ia dorëzojë mandatin LSDM-së
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-01-31 14:51:58Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

Najçevska: Nuk ka krizë, Ivanov duhet t’ia dorëzojë mandatin LSDM-së

Për profesoreshën universitare Mirjana Najçevska, pas tentimit të pasuksesshëm të mandatarit Nikolla Gruevski, liderit të VMRO-DPMNE, për formim të qeverisë së re në afatin ligjor prej 20 ditë pas pranimit të mandatit, në Maqedoni nuk ka krizë politike. Sipas saj, ekziston procedurë demokratike e cila e mundëson vazhdimin e procesit të formimit të Qeverisë. Ajo lshtë e vendosur, se sipas Kushtetutës, Presidenti i shtetit Gjorgje Ivanov, në këtë situatë ia dorëzon partisë së radhës me më tepër deputetë, në rastin konkret, LSDM.

“Aspak nuk mendoj që për momentin ka krizë politike, ka mënyrë demokratike, procedura me baza mbi të cilat shkohet më tej. Kur një parti ose koalicion partiak nuk mund të sigurojë shumicë përkatëse parlamentare për formim të Qeverisë, kalohet në tjetrën, nga e cila pritet që mund ta formojë atë shumicë parlamentare. Hapi logjik është t’i jepet mandati partisë më të madhe të radhës, dhe ajo të tentojë të formojë shumicën. Nëse edhe ai opsion politik nuk mund të formojë, atëherë mund të mendohet në drejtim të zgjedhjeve të reja, ose për formimin e qeverisë teknike ose teknokrate”, vlerëson profesoresha Najçeska.

CIVIL Media: Ka thashetheme që nëse LSDM nuk arrin në qëllimin të formojë shumicë parlamentare, mandati do ti jepet partisë së tretë me numër më të madh deputetësh, në këtë rast, BDI-së. Cili është komenti juaj për këtë?

Najçeska: Dihet se cila nga partitë politike ka fuqi përkatëse strukturore të formojë shumicën. Nëse i jepet mandati BDI-së, ajo përsëri duhet të bëjë koalicionin me njërën ose tjetrën parti politike, të cilës paraprakisht i është dorëzuar mandati, gjegjësisht, të formojë Qeverinë. Kjo veç më është manipulim, gjegjësisht, mashtrim i të drejtës dhe Kushtetutës. Ajo që mund të veprohet është që partitë politike të pajtohen rreth mandatarit të përbashkët dhe formimit të koalicionit të gjerë, ose, rreth mandatarit të përbashkët dhe formimit të qeverisë teknike, se teknokrate. Ose, në rast të fundit, zgjedhje të reja. Megjithatë, një gjë e tillë, siç është dhënia e mundësisë partive më të vogla për formim të Qeverisë për momentin, kur ato veç më kanë qenë në opsion me partitë më të mëdha, është mashtrim i ligjit.

CIVIL Media: Në këtë moment, mandatari Gruevski duhet t’ia kthejë mandatin Presidentit Ivanov. Tani, hapin e ardhshëm duhet ta bëjë Presidenti Ivanov, ose procedura të kthehet në Kuvend?

Najçeska: Presidenti ia dorëzon mandatin mandatarit të ardhshëm. Nëse Presidenti në çfarë do mënyre refuzon ta bëjë këtë, atëherë në skenë mund të vjen Kuvendi.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *