Home / Kryesoret / Najçevska për Zhurnal sqaron mundësinë që Ivanov të jep dorëheqje më 28 janar?
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-01-19 11:22:29Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

Najçevska për Zhurnal sqaron mundësinë që Ivanov të jep dorëheqje më 28 janar?

Në opinionin e Maqedonisë ditëve të fundit është hapur si opcion mundësia që nëse VMRO-DPMNE nuk arrin të formojë qeveri me BDI, Ivanov ka gjasa të jep dorëheqje para 29 janarit, me qëllim që mos të i’a jep mandatin liderit tjetër që ka fituar më shumë mandate në zgjedhjet e 11 dhjetorit, Zoran Zaevi.

Profesoresha universitare, Mirjana Najçevska për Zhurnal shprehet se kjo mundësi është e mundur posaqërisht në këto kushte vetëm për t’i siguruar vazhdimësi qeversisjes së VMRO-së.

Sipas saj kjo mund të sillte një problem të madh sepse për këtë situatë nuk ka pikë të posaçme në kushtetutën e Maqedonisë dhe nuk është rregulluar e njejta.

Profesoresha Najçevska thotë se është shumë me rëndësi që Kuvendi ta merr rolin e saj dhe të caktoj sa më shpejtë seancë dhe të funskionoj si një organ i lartë legjislativ dhe ta udhëheq vendin siç thotë ajo, në ujëra të qeta ligjore.

“Definitivisht nuk e kam dëgjuar këtë mundësi, por megjithatë tingëllon si e mundur dhe posaçërisht në kushte kur mendohen gjitha mënyrat e mundshme për të siguruar çfarëdo vazhdimësie, qoftë ajo një rifreskim i qeverisjes së VMRO-DPMNE në Maqedoni. Pres që veprimet e tilla që janë në kufirin e ligjeve dhe që definitivisht e dërgojnë vendin në pasiguri madje edhe në udhëheqje anarkike, mund të presim tani por edhe në të ardhmen. Po, kjo mund të shkaktonte problem sepse ka paqartësi të caktuara ose ka disa boshllëqe në ksuhtetutë që nuk janë të rregulluara me saktësi duhet të ndodhë në një situatë të tillë duke nxitur një debatë në mesin e ekspertëve në lidhje me atë çfarë duhet të bëhet. Është shumë e rëndësishme që Parlamenti ta merr rolin e saj, të caktoj seancë dhe të filloj të funksionoj si një organ më i lartë legjislativ i cili do të marrë përsipër një pjesë të funksioneve dhe do të filloj të udhëheq vendin në ujra më të qeta ligjore”, ka deklaruar për Zhurnal, profesoresha universitare Mirjana Najçevska.

Gjithashtu lexo

Foure mbështet reformat në OBRM-PDUKM (Foto)

Ish-euroambasadori në Maqedoni, Erwan Foure, përmes një shënimi të shkurtër në Maqedoni, ka përshëndetur iniciativën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *