Home / Lajme / Botë / NATO e forcon prezencën baltike, mbërrijnë trupat e parë afër enklavës ruse

NATO e forcon prezencën baltike, mbërrijnë trupat e parë afër enklavës ruse

Njëqind ushtarë të NATO-s kanë mbërritur sot në Lituani, afër një enklave ruse në Detin Baltik, midis druajtjeve në rritje për sigurinë në rajon.

Në total, NATO do t’i dërgojë 1.200 trupa në këtë vend.

Më shumë se 100 trupa të ushtrisë belge dhe dhjetëra automjete ushtarake kanë lundruar drejt Klaipeda, rreth 60 kilometra larg enklavës ruse, Kaliningard, e cila ka një bazë detare dhe sisteme raketore të gamës së gjatë, transmeton Express.

Ushtarët belgë do t’iu bashkohen atyre gjermanë, holandezë dhe norvegjezë në bazën “Rukla” në Lituaninë qendrore.

Në samitin e NATO-s vitin e kaluar në Varshavë, aleanca vendosi që të dërgojë forca në vendet që kufizohen me Rusinë dhe Bjellorusinë.

Vendet baltike dhe Polonia druajnë se ish-republikat sovjetike mund të sulmohet nga Rusia, pas asaj që ndodhi në Gjeorgji dhe Ukrainë./Express/

Gjithashtu lexo

Dy terroristë hidhen në erë në Turqi

Dy terroristë nga organizata ekstremiste dhe e ndaluar “Partia maoiste komuniste” u ngritën në erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *