Home / Lajme / Botë / NATO reagon ndaj ndërhyrjes së rusëve në zgjedhjet në SHBA

NATO reagon ndaj ndërhyrjes së rusëve në zgjedhjet në SHBA

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se çfarëdo tentimi për të pasur ndikim apo ndërhyrë nga jashtë në zgjedhjet nacionale të një shteti të huaj është i paparanueshëm, midis dyshimeve dhe akuzave se Rusia ka kryer sulme kibernetike në SHBA me qëllim që ta ndihmonte Donald Trumpin t’i fitonte zgjedhjet presidenciale në nëntor të vitit 2016.

Duke folur pas një takimi me kryeministrin e Zelandës së Re, Stoltenberg ka thënë se NATO e ka krijuar një ekip ekspertësh për t’i vendosur në cilindo shtet aleat që sulmohet, transmeton Express.

“Jemi të shqetësuar për sigurinë kibernetike, si dhe kemi parë raporte rreth sulmeve kibernetike kundër shumë aleatëve të NATO-s,” ka thënë ai.

Ai ka thënë se çfarëdo tentimi për të pasur ndikim në zgjedhjet nacionale në një shtet të huaj është i papranueshëm.

“Çfarëdo tentimi për të ndërhyrë apo ndikuar në zgjedhjet nacionale nga jashtë është i papranueshëm. Kjo është njëra nga arsyet pse NATO është përqendruar në forcimin e mbrojtjes kibernetike,” ka thënë ai./Express/

Gjithashtu lexo

Lind 10 vjeçarja indiane, viktimë e dhunimit

Një vajzë 10 vjeçare ka lindur foshnjën e saj sot në Indi, si shkak i …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *