Home / Kryesoret / Ndalesë për kamionë në disa akse rrugore në Maqedoninë perëndimore
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-01-16 09:11:19Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

Ndalesë për kamionë në disa akse rrugore në Maqedoninë perëndimore

Për shkak të reshjeve të borës për shkaqe parandaluese sot prej orës tetë është vendosur ndalesë për qarkullim të automjeteve të rënda transportuese në qafën malore Pletvar dhe në rrugën magjistrale Ohër – Gostivar në qafat malore Strazhë dhe Presekë.

Ndalesë për automjete të rënda transportuese prej orës 8:20 është vendosur edhe në rrugën magjistrale Gostivar-Dibër, më saktë në udhëkryqin Mavrovë drejt Dibrës, ndërsa prej orës 9 – në aksin rrugor krahu Mavrovë-Dibër.

Komunikacioni në të gjitha rrugët e shtetit po zhvillohet në kushte dimërore, nëpër rrugë kryesisht të lagështa dhe me mbetje të borës nëpër rrugë.

Aksi rrugor Makedonski Brod-f.Zdunje në të cilin gravitojnë 11 fshatra, nuk është i kalueshëm për çdo lloj të komunikacionit.

Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar.

Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi, përveç në Deve Bair ku ka ndalesë prej 30 minutave. Ky informacion ka të bëjë vetëm për vendkalimet e Maqedonisë.

LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor.

Qarkullimi ajror dhe hekurudhor tash për tash zhvillohet pa ndalesa.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *